Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkroi në rrjetet sociale një mesazh ku shprehet se: Një ministri e Brendshme funksionale duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar.
“Muajt e fundit Policia e Shtetit shqiptar ka ndërmarrë operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE”, shkruan Soreca.
Reagimi vjen menjëherë pas marrjes së detyrës nga zv.ministri me kompetenca të plota Sandër Lleshi.