Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu i ri i Shërbimit Informativ, Helidon Bendo është paraqitur sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Bendo është prezantuar sot para deputetëve të maxhorancës, me funksionin e ri të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH dhe ka prezantuar në një mbledhje me dyer të mbyllura projektbuxhetin e SHISH për vitin 2019.
Presidenti Meta kreu sot lëvizjen e papritur, duke dekretuar Helidon Bendon në krye të SHISH-it, një vit pas emërimit të këtij të fundit në krye të shërbimeve inteligjente shqiptare pas largimit të Visho Ajazit Likës.
Dekretimi i Bendos “mbahej peng” nga Meta prej një viti. Bendo në krye të SHISH-it shënon të katërtin rast rradhazi kur spinazhi shqiptar drejtohet nga individë të dalë pre Fakultutetit të Shkencave të Natyrës, ku tre vijnë nga Matematika – Gazidede, Visho Ajazi dhe Bendo – e një nga Fizika – Fatos Klosi.
Helidon Bendo ka një eksperiencë 21-vjeçare në SHISH ku ka mbajtur disa detyra të ndryshme.