Qeveria “Rama” ka ngarkuar me detyrën e zëvendës ministërit të Brendshëm, gjeneral Sandër Lleshin.
Pas seancës jashtë radhe sot në Kuvend për votimin e shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë e cila doli me këtë vendim.
Lleshi mori këtë detyrë pas refuzimit të kreut të shtetit për ta dekretuar si ministër të Brendshëm.
Rama ka shpërndarë një fotografi nga momenti kur uron për detyrën e re drejtuesin e ri të Ministrisë së Brendshme.