osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Braçe flet për Pezën, gjyqin e Fatos Nanos dhe Kushtetutën në gjykimin e një injoranti: Në këtë vend, të mos dish është vlerë, madje padija të jep të drejta pa kufi

Braçe flet për Pezën, gjyqin e Fatos Nanos dhe Kushtetutën në gjykimin e një injoranti: Në këtë vend, të mos dish është vlerë, madje padija të jep të drejta pa kufi

Nga Erjon Braçe

E para, ne portalin AlpeNews qe sot mesova se drejtohet nga Alfred Peza, ka vijuar edhe dje shpifja e kthyer ne fakt te kryer, sipas se ciles, ne nje profil te rreme ne Facebook, ne emrin tim, une kam kerkuar shkarkimin e presidentit te Republikes.

E sqarova dy dite te shkuara kete, por te gjithe ata qe shpifjen e kane edhe buke, edhe gjelle, vijuan me te tyren, kete here ne portalin e Alfred Pezes.

Tani, edhe nje here; profili ne facebook te cilit i referoheni nuk ka asnje lidhje me mua!

Une e di fare mire se si shkarkohet presidenti i Republikes, praktikisht nuk shkarkohet kurre, ndaj, nuk jam budalla te merrem me nje gje te tille.

Nderkohe, jo vetem per shkruesin e radhes, une dhe Monika Kryemadhi kemi nje te shkuar te perbashket, mbushur me parime, idealizem, ndershmeri, beteja;

Une as fshihem, as harroj e as mohoj.

Te gjitha arsye perse jemi krejt ndryshe sot, madje edhe ne te ardhmen.

E dyta, e gjithe media, raporton se nje gjykatese eshte propozuar nga presidenti i Republikes si kandidate per te drejtuar Kontrollin e Larte te Shtetit.

Por media nuk e le me kaq, gjithnje pa u thelluar e mbetur ne tituj;

E portretizon si gjykatesen qe la ne burg Fatos Nanon.

Sherbyer gjithnje nen nje konotacion politik, duke paragjykuar nje vendim te ardhshem si politik.

Shikoni, gjyqi ndaj Fatos Nanos, zgjatur ne vite e neper gjykata politike, ishte teresisht i manipuluar dhe politik.

Vendimi i dale prej tij, nuk ishte thjesht nje vendim per te lene ne burg Fatos Nanon, por ishte nje vendim haptazi i paligjshem, dhunshem politik, i denoncuar boterisht si i tille.

Edhe nje here, behet fjale per PALIGJSHMERI ne funksion te politikes se kohes, me pasoje dhunimin e eger te lirive baze te nje shtetasi, individuale dhe politike te tij.

Une e kam jetuar dhe pasqyruar ate kohe, ato ngjarje, shoqeruar me dhune barbare kunder kujtdo qe nuk i nenshtrohej nje rregjimi kriminal qe niste tek Sali Berisha e mbaronte tek gjykatesit e tij.

Pa diskutim qe kjo ka rendesi, jo politike, por ne maredhenien me ligjin te kujtdo.

E treta, lexova nje njeri te paditur qe tani ka marre edhe rolin kapterit mediatik, tek i cili duhet marre leje per te folur per Kushtetuten e Republikes.

Ky roja, urdheron qe te mos flasim per shkeljen e Kushtetutes, pasi sipas tij nuk paskemi folur per shkeljen e Kushtetutes ne rastin e Teatrit-domethene magazines se rrenuar, nuk paskemi folur per ligjin e ish pronareve-domethene barres maramendese mbi nje popull te tere padrejtesisht, nuk paskemi folur per marreveshjen e Detit-domethene per ate qe nuk ekziston.

Ne kete vend, te mos dish eshte vlere, madje te jep te drejta pa kufi, deri te gjykosh me arrogancen e te paditurit, kedo qe referohet ne fakte e ligje.

Per te qene i qarte, per kete punen e Teatrit, referuar ligjit te ndryshuar, as ka hic ndonje pike takimi, goditese te Kushtetutes me ndertimin e Teatrit te ri; Per me teper qe formalisht, per te shkuar ne gjykaten Kushtetuese, duhet akti, ligji, sic ua spjegoi edhe eksperti qe drejton sot Partine Demokratike;

Per kete punen e ligjit te ish- pronareve, pooo, nuk ka lidhje hic me Kushtetuten pretendimi per te kompesuar nje prone me status te caktuar ne vitin 1945, me vleren e nje statusi te ndryshem, krejt tjeter, per shkak te zhvillimit qe nje shoqeri e tere, me para taksash te te gjitheve, i ka bere asaj prone;

Per kete punen e mareveshjes se Detit, mire eshte te heshtni, e thjeshte, nuk ka asnje akt, dokument ne fuqi per kete ceshtje, per me teper edhe kur nuk merrni vesh hic.

Doja ti nenvizoja keto tre gjera, per te mos lene asgje te kaloje si shpifje, e pavertete, padije, mburrje e belbezuar!