Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën zyrtare nga familjarët e Kostandino Kacifas për tërheqjen e trupit nga morgu.
Ditën e sotme së bashku me trupin, avokatit të 35-vjeçarit, Efthimios Navridis, do t’i dorëzohet edhe një kopje e Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’ua lënë më pas familjarëve.
Mediat greke paralajmëruan se drejt Shqipërisë, do të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e Kacifas.
Për këtë arsye, në zonë do të ketë prani të shtuar të policisë për të shmangur çdo incident apo tension edhe të importuar nga grupe ekstremiste që do të vijnë nga jashtë.
Aktualisht trupi i Kaçifa ndodhet prej 10 ditësh në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes nga hetimet e kryera në Gjirokastër.