osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama në grupin e PS: Meta thikë pas shpine me Lleshin, t’i harroi pazaret sepse…

Rama në grupin e PS: Meta thikë pas shpine me Lleshin, t’i  harroi pazaret  sepse…

Refuzimi i Ilir Metës për të emëruar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm ka ndezur zyrtarisht luftën mes qeverisë dhe Presidencës. Deri më tani kishte përplasje në distancë mes tyre, por tani kemi zyrtarisht konflikt të fortë politik. Dje kryeministri ka folur për të parën herë për vendimin e Metës dhe i ka dërguar atij një sërë mesazhesh. Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur me dyer të mbyllura, Rama ka deklaruar se Meta ka shkelur hapur Kushtetutën.

Ai ka thënë se Lleshi është ndër të paktit që ka marrë mbështetjen e NATO, ndërsa veprimin e Metës e ka cilësuar thikë pas shpine. “Të nderuar deputetë, mosdekretimi i z. Lleshi si ministër i Brendshëm është i paprecedentë duke i futur një thikë pas shpine pluralizmit. Aq më tepër kur z. Lleshi është një figure e pastër dhe qe ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Sandër Lleshi ka “top cosmic”- certifikata më e lartë e sigurisë nga NATO.

E ka vetëm ky dhe Pandi (Pandeli Majko) për NATO-n. Kështu që mosdekretimi është në shkelje të Kushtetutës, por dhe kështu fare hapur, është e habitshme”, tha Rama në mbledhje grupi. Sipas burimeve të sigurta të gazetës nga takimi i Ramës me deputetët, shefi i qeverisë ka lënë të nënkuptohet se Meta ka kërkuar pazare. Rama ka thënë para deputetëve se ditët e fundit mediat e kishin paralajmëruar diçka të tillë, por si duket Meta ja ka bërë të qartë vetë.

Por shefi i qeverisë është shprehur në mbledhje se ata nuk do lëshojnë asgjë në këmbim të ministrit. Po ashtu, ai ka thënë se ka shumë politikanë që duan përçarje. Sipas burimeve, Meta ka njerëz të tij në PS që po tenton t’i përdor për të përçarë PS. Mirëpo Rama dje u ka dhënë një mesazh të qartë të gjithëve. “Unë deri më dje isha vënë ne dijeni se kishte diçka ne mes, madje dhe disa media e kishin paralajmëruar. Por kur e mora vesh, u habita.

Por kushdo duhet ta marrë vesh sot se ne nuk lëshojmë pe në këmbim të ministrit. E kuptoni vetë ju se ku e kam. Kështu që për më shumë do informoheni nesër (sot) në Kuvend, ku do bëj publike disa detaje. Në politikën shqiptare ka ende politikane që bëjnë diversion dhe duan përçarje, por ne jemi shumice dhe solide”, tha ai.

Asnjë tërheqje për Lleshin

Rama ja u ka bërë të ditur deputetëve në mbledhje grupi se ai do të jetë zv/ministër derisa Meta të bindet se është personi i duhur për të drejtuar Ministrinë e Brendshme. “Mosdekretimi erdhi në kushtet kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe ne do të gjejmë mënyrë tjetër. Kështu që z. Lleshi do ta mandatojë zv/ministër që do ketë atributet e ministrit. Kjo deri në një periudhe që të bindim mosbindjen e presidentit. Se opozita kryefjalë mosbindjen ka, nuk është e panjohur për ne. Pra, ne jemi votuar dhe te vendosur të bëjmë shtet. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Lleshit”, tha Rama dje.

Refuzimi i Metës

Presidenti Ilir Meta refuzoi Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm pa dhënë një përcaktim ligjor dhe një argument bazuar në prova. Kushtetuta nuk lë hapësirë për të refuzuar dekretimin e një ministri. Por duke qenë se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, Meta ka bërë një manovër strategjike duke futur në ngërç qeverinë. Por duket se shefi i qeverisë nuk do tërhiqet, pasi Lleshi do jetë zv/ministër.

Kliti Topalli