osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta si intrigant jashtë detyre: Ngriti grup pune me “agjent” për të gjetur fakte kundër Lleshit

Ilir Meta si intrigant jashtë detyre: Ngriti grup pune me “agjent”  për të gjetur fakte kundër Lleshit

Zbardhen prapaskenat e refuzimit të Sandër Leshit për ministër të Brendshëm nga presidenti. Ilir Meta e mbajti pezull dekretin deri në limitet e afati dhe më pas u mjaftua me një argument shumë të shkurtër, duke thënë se nuk e bind për të qenë ministër i Brendshëm. Por dje Rama në mbledhje grupi la të nënkuptohet se në takimin që pati me Metën i janë kërkuar pazare dhe shefi i qeverisë i ka refuzuar. Por pse Meta nuk dha asnjë argument ligjor për vendimin e tij? Gazeta ka mësuar se Meta dështoi në gjetjen e fakteve kundër Leshit.

Burime shumë të sigurta të gazetës në Presidencë, thanë se Ilir Meta përveç rrugës zyrtare, ka përdorur dhe rrugë të tjera për të gjetur informacione që mund të rrëzonin Sandër Lleshin. Zyrtarisht u kërkuan informacione në SHISH, Shërbimin Informativ të Ushtrisë, në Ministrinë e Mbrojtjes, në prokurori te Autoriteti i Dosjeve, etj. Por të gjitha institucionet e nxorën të pastër Lleshin.

Në këtë moment Meta ka ngritur një grup me ekspertë sigurie, të cilët kanë nisur hetimet e fshehta për të gjetur informacione nëpër sirtarët e institucioneve. Ata nuk kanë lënë vend pa kërkuar, duke kapur miq dhe drejtues institucionesh për të kërkuar informacione për të gjithë periudhën kur Lleshi ka shërbyer si zv/Shesh i Shtabit, me shpresën se ai do kishte gabuar diku.

Njerëzit e Metës janë munduar të gjejnë çdo raport si për Leshin si emër, por dhe për ushtrinë gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Po ashtu ka pasur tentativa për të gjetur boshllëqe në përplasjen e Leshit me Nishanin në gjykatë, ku dhe aty gjithçka ka dështuar. Ka pasur tentativa për të marrë të dhëna se mos Lleshi ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, por sërish ai ka dalë i pastër.

Kjo edhe për faktin e Lleshi ka një certifikatë sigurie nga NATO. Burimet i thanë gazetës se Meta e kishte ndarë mendjen se do e refuzonte Lleshin dhe për 6 ditë bëri verifikime në të gjithë institucionet e vendit. Por kur nuk gjeti asnjë të dhënë sado të vogël, u mjaftua duke huazuar precedentin italian, ku presidenti refuzoi propozimin e kryeministrit për ministër Financash. Por sërish Meta dështoi të japë dhe një dispozitë ligjore e Kushtetuese që i jep atij të drejtë që të refuzojë një ministër.

Figura e Sandër Lleshit

Kryeministri Edi Rama propozoi Sandër Llehsin jo pa qëllim. Ai është ushtarak në profesion dhe është arsimuar jashtë. Ai ka studiuar në Gjermani, ndërsa ka qenë pjesë e NATO. Kjo do të thotë se Lleshi ka mbështetjen e SHBA dhe të Gjermanisë. Kjo duket qartë dhe nga shkrimet e mediave gjermane e amerikane. Deutche Welle pak ditë më parë deklaroi se Lleshi ka një figurë tepër të pastër.

Ndërkohë “zëri i Amerikës” këto ditë po tregon se si Meta ka shkelur Kushtetutën. Në të gjitha lajmet kushtuar dekretit të Lleshit, “Zëri i Amerikës” shprehet se Meta nuk dha asnjë arsye, ndërsa po ashtu Kushtetuta e ndalon të refuzojë propozimet e kryeministrit. Përtej argumenteve juridikë, ajo që është shumë e thjeshtë është fakti se kryeministri është votuar nga populli. Populli i ka dhënë atij besimin në dy mandate që të zgjedhë njerëzit që do në qeveri. Pra Meta po godet ndërkombëtarët dhe nga ana tjetër por shkel vullnetin e popullit.

Kliti Topalli