Komisioni i Disiplinës pranë FSHF dënoi me dy ndeshje pezullim, tifogrupin e Tiranës, “Tirona Fanatics”, për një parullë para se të niste ndeshja ndaj Teutës, që kishte si shënjestrim presidentin e Tiranës, Refik Halili.
Në një reagim në Facebook, faqja zyrtare e “Fanatics”, bën me dije se ky është një skenar i porositur nga vetë presidenti Halili, për të shuar këto zëra kundër tij.
“Keto denime per tifogrupin ja sa selektive aq edhe qesharake sa personat te perfshire ne keto skenare: refik halili-federat-polici!
Jemi te vetdijshem se denimet vijne vetem me kerkese te ish-presidentit qesharak, ne bashkepunim me fedegjeneraten e futbollit vetem e vetem per te demtuar tifogrupin dhe zhdukur zerat kundra te tifozeve bardheblu..
Zerin tone nuk e censuroi dot nje sistem i tere, per vite me rradhe, e aq me pak mund ta censuroni ju, veglat e pushtetit dhe bashkfajtoret e bashkepunimit.
Ju, qe po varrosni cdo dite e me shume futbollin, e po shkaterroni nje nga SIMBOLET e pakta te KRYEQYTETIT”, thuhet në deklaratë.