Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Ky dekretim vjen më shumë se një vit pasi Bendo u emërua.
Helidon Bendo, asokohe nr. 2 i këtij institucioni, zëvendëson në këtë detyrë Visho Ajazin, pas shkarkimit të tij nga posti i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Helidon Bendo ka marrë detyrën e zv. Drejtorit të SHISH në muajin prill të vitit 2016, si propozim i kryeministrit Edi Rama.