osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të “fortët” e bandës së Durrësit bëhen sërish bashkë, nga Endrit Dokle tek Adriatik Coli!

Të “fortët” e bandës së Durrësit bëhen sërish bashkë, nga Endrit Dokle tek Adriatik Coli!

Ish- anëtarët e të ashtëquajturës Banda e Durrësit, janë thirrur nga Gjykata për Krime të Rënda të dëshmojnë për atentatin e dështuar në vitin 2005 ndaj kreut të saj Lulzim Berisha, vrasje e mbetur në tentativë për të cilin akuzohet shtetasi kosovar Ahmet Ajeti.

Pas katër seancash pamundësie për të njoftuar ish kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha, për të marrë pjesë në cilësinë e viktimës në gjyqin ndaj të dënuarit për atentatin e dështuar ndaj tij në vitin 2005, Ahmet Ajetit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka gjetur mundësinë të nisë shqyrtimin gjyqësor.

Ka qenë vetë Lulëzim Berisha, ai i cili është kujdesur këtë herë që në vend të tij, të paraqitet me një prokurorë të posaçme përfaqësimi avokati Detar Hysi. Kryetari i trupës gjykuese shpjegoi se këtë herë, familjarët e Berishës kishin marrë si angazhim që të njoftonin të afërmin e tyre.

Në nisje të seancës, avokati mbrojtës i Ahmet Ajetit, Sajmir Visha, ka kërkuar që gjykata të vendosë që në fillim nëse e pranon rishikimin e çështjes. Gjithashtu, ai dhe klienti i tij, Ahmet Ajeti kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, por që është rrëzuar nga gjykata.

Ahmet Ajeti po gjykohet për veprat penale “vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”. Ai është gjykuar më parë dhe është dënuar në mungesë me 20 vjet heqje lirie, po për të njëjtat vepra penale, pasi akuzohet se në gusht të vitit 2005, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Lulzim Berishën. I riu 35 vjeçar nga Lipjani i Kosovës u ekstradua drejt Shqipërisë në korrik të këtij viti.

Avokati Sajmir Visha, kërkoi edhe pushimin e çështjes për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” si edhe dënimin prej 2 vitesh, me pretendimin se në vitin 2015 kjo vepër penale është amnistuar dhe se ngjarja ka ndodhur në vitin 2005. Më tej ai ka shtuar se klienti i tij, pavarësisht se ka dashur ta vrasi Lulzim Berishën, ka hequr dorë dhe është vetëplagosur. Ai argumentoi se nëse Ajeti do të kishte qenë i dyshuar për këtë ngjarje që në fillim, nuk do të ishte lënë i lirë nga policia pasi doli nga Spitali i Durrësit dhe u lejua të shkonte në Kosovë prej nga u ekstradua verën e këtij viti. Ai përfundoi se i dënuari Ahmet Ajeti ka qenë në kushtet e heqjes dorë nga vrasja, por ka shtuar se ai ka qenë në kushtet e shkaktimit të vetëvrasjes të mbetur në tentativë.

Ndërsa një prej prokurorëve të çështjes, Behar Dibra, është shprehur se të dënuarit Endrit Dokle dhe Adriatik Coli – ky i fundit bashkëpunëtor i drejtësisë, si dhe Sardian Sulejmani, rekrutuan Ahmet Ajetin dhe Osman Korpuzin për të vrarë Lulzim Berishën. Prokurori Dibra theksoi se Ajeti u vetëplagos në dorë me armë zjarri pas një sherri me një punonjës të hotelit. Sipas akuzës, edhe pse ata tentuan ta vrisnin Lulzim Berishën, nuk arritën dot ta kryenin vrasjen. Prokuroria ka vlerësuar se Ahmet Ajeti ka vepruar në cilësinë e grupit të strukturuar kriminal, gjë që u kundërshtua nga avokati i tij mbrojtës.

Procesi gjyqësor kundër së ashtuquajturës bandë e Durrësit zgjati më shumë se 6 vjet dhe në vitin 2012, një vendim i formës së prerë dënoi me burgim të përjetshëm Lulzim Berishën, Indrit Taullain, Plaurent Dervishajn dhe Endrit Doklen. Megjithatë, në korrik të vitit 2014 Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Apelit dhe vendosi të reduktojë në 25 vjet dënimin për Berishën dhe Taullain si dhe të kthejë për gjykim çështjen e Dervishajt. Në vitin 2017 Berisha dhe Taullaj u liruan nga burgu.

I pyetur nga gjykata lidhur me qëndrimin e tij, përfaqësuesi ligjor i Lulzim Berishës, Detar Hysi, u shpreh se klienti i tij i ka dhënë deklarimet të cilat gjenden në dosje. Në përfundim të seancës, prokurori Dibra kërkoi që të thirren si dëshmitarë Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Adriatik Coli dhe Sardian Sulejmani./BIRN