osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aksidenti tragjik në Velipojë, eksperti: E turpshme të bësh fajtorë viktimat

Aksidenti tragjik në Velipojë, eksperti: E turpshme të bësh fajtorë viktimat

Gëzim Hoxha, ekspert Autoteknik, i ftuar sot në studion e Report Tv e quajti të gabuar rezultatin e ekspertizës së aksidentit tragjik në aksin Shkodër-Velipojë ku humbën jetën katër pjestarë të një familje.

Sipas tij, është e turshme që të ngarkohen me faj viktimat e këtij aksidenti me bilanc të tmerrshëm, ndërsa hedh dyshime se ekspertiza është devijuar dhe për rrjedhojë është e gabuar.

Intervista e plotë në studion e Report Tv
Nga kjo që mund të analizojmë në foto çfarë analize mund të bëjmë për aksidentin tragjik të familjes aksin Shkodër-Velipojë? 
Nuk e di kush e ka bërë ekspertizën, grupi hetimor shkon në vendngjarje dhe regjistron gjithçka që bën atje. Mbi bazën e këtyre të dhënave bëhet një ekspertizë auto teknike, 90 % e ekspertizave nuk bëhet nga ekspertë, nuk mund të bëjë një polic ekspertiza auto teknike dhe këto japin konkluzione të gabuara dhe krijon dhe një vizion të gabuar dhe më pas ngjarja merr një kthesë tërësisht të gabuar,

Çfarë mund të themi duke parë këto dy automjetet?
Aty tregon që të dy automjetet janë me shpejtësi shumë të madhe, por unë shikoj se makina e zezë që është “Alfa Romeo” është në korsinë e saj. Kjo tjetra ka pësuar një lëvizje rrotulluese. Lëvizja e saj rrotulluese tregon që kjo është në korsi të kundërt. Kjo s’e ka sensin këtej me sa shikoj unë. Janë ekspertiza që duhen parë me shumë përgjegjësi, është shumë e turpshme që të fliten gjëra që u shtojmë dhimbjen e atyre që kanë pësuar humbje. Shteti shqiptar duhet të nxjerrë analizën e të gjitha aksidenteve që ndodhin në Shqipëri, për shkaqe kryesore përse ndodhin, dhe policia thotë bëmë analizë, ishte rruga e thatë e njomë, por ama këto nuk janë analiza, këto janë evidenca. Këtu përgjegjësia ngelet jetim por aty nga fotot shohim se ka shenja frenimi, ku pjerrësojnë kush është shkaku, cila është gjendja teknike e makinës, pse janë në këtë gjendje. Ka një sërë elementësh që duhen parë që të dalësh në konkluzione.

Cilat janë akset që ngelen më të rrezikshme në Shqipëri?
Kërkesa juaj është me shumë vend por nuk mund të bësh një klasifikim të atillë, ngjarja mund të ndodhë në një rrugë fare të papërmendur deri më sot, fakti është se Shteti duhet të rregullojë ato akte që të sjellë normalizimin dhe rregullimin e gjithë këtyre elementëve që ne na krijojnë kaq shumë probleme.

l.q/Shqiptarja.com