Presidenti Ilir Meta ka propozuar Vitore Tushën si kryetare të KLSH-së, një ditë pasi rrëzoi kandidaturën e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Po ku qëndron loja e ndyrë e Ilir Metës me këta dy emra?
Pas reagimit të fortë të komunitetit katolik për refuzimin e Sandër Llëshit, Presidenti ynë që njihet si mjeshtër manipulimesh të opinionit për të rifituar besimin e humbur në komunitetin katolik zgjodhi një katolike si kandidate për kryetar të KLSH.
Një intrigë perverse, pasi refuzoi një katolik justifikohet me një katolike. E në rast se për të parin nuk tha asnjë arsye pse e kishte rrëzuar për të dytën duhet të argumentojë pse vuri një juriste kur KLSH thelbin e misionit ka zbulimin e shkeljeve dhe abuzimeve ekonomike.
Në fakt loja e Metës është përverse, ai po pret që Parlamenti ta rëzojë Tushën dhe të rikuperojë kostot me katolikët për të çuar më pas një tjetër kandidaturë drejt Kuvendit.
Rrezimi i Tushës
Por burime pranë Qeverisë i thanë CNA.al se kandidatja e Ilir Metës, për KLSH-në do të rrëzohet.
Rrezimi i Tushës për shkak të shkeljes së kriterit ekonomik nuk do jetë rasti i parë i Kuvendit. 7 vite më parë Kuvendi refuzoi kandidaturën e Sali Shehut nga Presidenti Bamir Topi dhe më pas pranoi Bujar Leskajn në krye të KLSH.
I njëjti skenar pritet të përsëritet pas përplasjeve që nxiti Presidenti me mos dekretimin e Sandër Llëshit si ministër të Brendshëm.
Më shumë se një lojë shahu ditët e javët në vijim do shohim një përplasje skenarësh dhe betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, nga ana tjetër qëndron Lulzim Basha që bën sehir dhe krenohet me Metën pasi vetë ai dhe opozita janë në gjumë