Frika dhe rreziku për të tjerë viktima nga përmbytjet ne Itali si pasojë e motit të keq ende nuk kanë kaluar. Për këtë të hënë është dhënë masa e gatishmërisë portokalli për 4 rajone, Veneto, Piemonte, Emilia-Romagna dhe Lazio.
Duket sikur gjëndja më e rëndë ka kaluar por gjithsesi strukturat e emergjencës në Itali janë në alarm. Ndërkohe dëmet dhe bilanci I viktimave deri tani është vërtety I rëndë. Kryeministri Conte ka thënë për mediat: “Në Palermo ka shumë, shumë viktima”.
Për momentin po punohet për të gjetur trupin e mjekut që rezulton I zhdukur Giuseppe Liotta, 40 vjec I cili po shkonte në spitaline Corleones në zonën e Sicilies kur është marrë përpara nga uji.