Kupolën e PD po e braktis dhe oligarku i familjes, i cili në pushtetin e PD, ka përfituar afro 400 milionë euro tendera e koncesione, si dhe 860 hektarë toka e male, për gurore, komplekse pallatesh, kullash e resortesh turistikë dhe fabrika çimentoje
Pronari i selisë “blu”, Sali Berisha, dhe administratori aktual i “PD-shpk”, Lulzim Basha, i janë vërsulur publikisht Bashkim Ulajt, bosit të firmës “GENER-2”, krye-financuesit të familjeve, pagave e mitingjeve të partisë së tyre, duke e akuzuar si “mafioz të lidhur me narkoshtetin e betonit Rama-Veliaj, që po vret, vjedh e detyron shqiptarët të ikin nga vendi”.
Sulmin ndaj oligarkut të tyre, Berisha-Basha e kanë bërë publikisht në media, nëpërmjet zëdhënëses së PD, Ina Zhupa, e cila ka denoncuar mafien e betonit Rama-Veliaj-Ulaj, që ka pushtuar dhe po “pyllëzon” me kulla, hapësirën e gjelbërt publike, te Liqeni Artificial i Tiranës.
Sipas PD, firma mafioze e oligarkut Bashkim Ulaj ka zaptuar dhe po betonizon 129 mijë m2 hapësirë publike (12.9 hektarë) sipërfaqe, duke vepruar me vendime antiligjore e të fshehta, të miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe KRRTSH.
Kujtojmë se Bashkim Ulaj ka pëfituar nga pushteti “Berisha” afro 400 milionë euro tendera e koncesione, si dhe 860 hektarë toka e male, për gurore, komplekse pallatesh e fshatrash trustikë, për fabrika çimentoje.
Në shkëmbim të tyre, prej 20 vitesh po financon pagat, energjinë elektrike, karburantet, ujin dhe mitingjet e PD, ndërkohë që ka financuar dhe ndërtuar vilën e Argitës në Lalz, të Zenit në Selitë, fondacionin e Liri Berishës, i ka dhuruar zyrën dhe apartamentin luksoz familjes Berisha, por çdo vit, i ka dhënë nga 1 milion USD reklama kuntatit të Lulzim Bashës, pa harruar 3 muaj shpenzime për protestë-çadrën “Anti-Rama”, e cila u mbyll me koalicionin qeverisës Basha-Rama./Pamfleti