osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta në garë me Nishanin, dhe “dobësia” proverbiale e tyre për Berishën…!

Meta në garë me Nishanin, dhe “dobësia” proverbiale e tyre për Berishën…!

“….Autostradat të jenë plot me kamionë, qiellin plot me avionë, detin plot me anije, rrugët plot me makina, rrugicat plot me përqafime pranë pragjeve dhe portave, hambarët plot me drithë, zemrat plot me rrahje, shpirtrat plot me dashuri”.

Ky ka qenë fjalimi që shënjoi nisjen e Presidencës qesharake të Bujar Nishanit e cila së fundmi ka njohur një konkurentë shumë të fortë në garë.

Ka kaluar shumë pak kohë për të harruar qëndrimet e tij në lidhje me emërimet e diplomatëve, rasti më i turpshëm ai i Visar Zhitit, refuzimi për të zgjedhur shefin e ushtrisë për muaj me radhë, apo akoma më keq pozicioni kundër këndit të lojrave për fëmijë tek liqeni artificial.

Listës së gjatë të sjelljeve trashanike të ish-presidentit Nishani i shtohen edhe dekoratat e panumërta, pa kriter, pa profesionalizëm duke çnderuar deri në themele institucionin që drejtoi me votat e Partisë Demokratike, prej së cilës nuk pati integritetin dhe as kurajon institucionale të distancohej në lartësinë e funksionit që ushtroi.

Por, nëse ishin të shumtë ata të cilët mendonin se Bujar Nishani do të ishte Presidenti më qesharak i vendit tonë, qënkan gabuar rëndë.

Dhe siç thotë Edi Rama, prisni se s’keni parë asgjë akoma. Ilir Meta ende pa mbushur 1 vit në pozicionin më të lartë të shtetit, duket se e ka fituar garën me Bujar Nishanin.

Ilir Meta ia doli që më shumë se institucionin që drejton të bëjë qesharak shtetin shqiptar. Dëmi i tij, është padyshim më i madh se ai që i bëri Bujar Nishani vendit kur zgjodhi të presë zëvëndëspresidentin amerikan John Kerry në Rinas.

Dëmi që po i bën imazhit të Shqiperisë kreu i shtetit i kalon kufijtë e politikës së brendshme. Letra e “ndjesës”, për votën në OKB ishte më e turpshme se “çizmja fluturuese”, e bashkëshortes së tij në Parlament.

Ilir Meta zgjodhi që inatet e vogla të politikës së brendshme t’i eksportojë jashtë kufijve tek aleatët më të mëdhenj të shqiperisë.

Ende pa u shuar “zjarri”, i ndezur prej letrës së dërguar homologut të tij amerikan, Ilir Meta zgjodhi të sulmojë mazhorancën për dialogun me Greqinë duke na nxjerrë sërish shtet qesharak tek fqinjët tanë.

Presidenti ynë zgjodhi të ishte në faqen e parë të cdo gazete greke ditën e sotme si njeriu që po “minon”, dialogun e nisur me Greqinë.

Presidenti i Republikës duhej të ishte ndarë nga ”dobësia” e tij për Sali Berishën dhe të paktën për cështje madhore kandari t’i rëndonte nga dinjiteti i shtetit që drejton.

Ilir Meta mund të ishte treguar më pak qesharak se kaq dhe sigurisht mund të ishte kujdesur të ruantë dinjitetin e postit që mban, jo për veten e tij, që mesa duket ka firmosur binjakëzimin me këtë sjellje qesharake, por për Shqiperinë, së cilës ia detyron si ish-deputet, ish-ministër, ish-kryeminisër, ish-kryetar parlamenti dhe tani si president./D.Bardhi/