Vangjel Dule i është ankuar presidentit Ilir Meta lidhur me vrasjen e ekstremistit grek Konstandinos Kaçifas.
Keu i PBDNJ iu drejtua sot me një letër kreut të shtetit duke i kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
“Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indifirencë burokratike dhe formalitete justifikuese”, shkruan Dule.