Trupi i minoritarit grek Konstandinos Kaçifas pritet t’i dorëzohet familjes së tij në Bularat të martën, me avokatin e tyre që për ATN1 paralajmëroi edhe shqyrtimin e hapësirave ligjore për një procedim penal ndaj RENEA-s pas daljes së rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore.
E teksa një përgjigje nga shteti shqiptar nuk është dhënë ende për këtë, çështja Kaçifas i ka kaluar edhe kufijtë e Greqisë, duke mbërritur deri në Qipro.
Nga aty, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous nëpërmjet Twitter-it ka sulmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ka paralajmëruar ngritjen e çështjen ‘Kacifas’ në diskutimet e Parlamentit Europian.
Sipas saj ky hap është detyrim moral pasi kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të minoritarëve grek në Shqipëri.
“Për vdekjen e ushtarit në Epirin e Veriut, Greqia miratoi versionin e qeverisë së korruptuar shqiptare.
Ne shohim përpara për informacion të mëtejshëm mbi veprimin e rezistencës heroike të Konstandinit #Katsifa #Greece”, shkruan eurodeputetja./TCH