osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mesila Doda i jep këshilla morali ministres Kumbaro: Të mos pallohesh me një pa libra është gabim, e dashur mikja ime Mirelë!

Mesila Doda i jep këshilla morali ministres Kumbaro: Të mos pallohesh me një pa libra është gabim, e dashur mikja ime Mirelë!

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka shkaktuar jo pak komente me postimin e fundmit në Twitter, kur ju drejtua lëvizjes

Këtë postim e ka komentuar edhe ish-deputetja Mesila Doda.

Ajo shkruan se nuk i shkon për shtat një fjalor vulgar, për më tepër kur ajo është nënë, vajzë dhe grua.

Ajo gjithashtu i kujton dhe firmën e prishjes së Teatrit.

Postimi i plotë

Lexova që ministrja Kumbaro e ka huazuar citimin nga një regjisor i njohur…

E dashur mikja ime Mirelë, është gabim, është prapë shumë gabim, edhe nëse gjen burimin e citimit mes të njohurve të botës…

Ti je përfaqësuese shtetërore, ajo që bën politikat kulturore të këtij vendi, ti nuk përdor dot zhargonin vulgar, qoftë edhe me ngjyra letërsie… ti nuk je Rama, nuk je Gjushi, nuk je as Saimiri… je nënë, je grua, je e lexuar aq sa për të mos i lejuar vetes të përdorësh shprehje të tilla që s’të frymëzojnë e nuk shprehin asgjë… as dashurinë për librin.

Mos Mirelë, mos shko deri këtu, as nëse shefit i duket interesante… e firmose prishjen e teatrit, e bëre gabim se përtej ndërtesës së re a të vjeter aty ka trashëgimi shpirtërore, e ti e di që në vendet normale kjo lloj trashëgimie ruhet e mbrohet e ai do jetë një akt që nuk do të bëjë krenare vitet në vazhdim…, por kjo e sotmja ishte e pavend… krejt e pavend… nuk ke asnjë nevojë të bëhesh interesante me shprehje kaq kitch… ti nuk je Gjushi, as Saimiri, as Edi…