Lojtari brazilian Daniel Korrea u gjet i masakruar në një pyll disa ditë më parë, teksa tashmë është zbuluar autori dhe arsyeja e kësaj ngjarje makabër.
Ka qenë babai i shoqes së futbollistit ai që ka kryer krimin duke i prerë kokën dhe organet gjenitale 24-vjeçarit.
Korrea ishte ftuar në shtëpi nga shoqja e tij Alana që festoi 18 vjetorin 6 ditë para krimit, teksa viktima shkrepi disa foto me nënën e vajzës në krevat gjatë kohës që ajo flinte dhe ua ka nisur shokëve në grupin e “Whatsapp”-it.
“Unë mund të fle këtu, ka disa gra që flenë të shpërndara nëpër shtëpi, ndërsa unë do të ha nënën e shoqes së ditëlindjes… edhe babai i saj është këtu”, shkruante futbollisti në mesazhet që i ka dërguar shokëve.
Babai i vajzës u vu në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe 6 ditë më vonë kreu krimin duke e masakruar futbollistin.
Në mbrojtjen e tij, Edison Brites pohon se ai e kreu krimin sepse Danieli kishte tentuar të përdhunonte gruan e tij.