Ka mjaftuar vetëm një takim zyrtar mes Ilir Metës e Sali Berishës, takimet e tjera të Presidentit me ish presidentët ishte thjeshtë një koperturë, që veprimi opozitar të devijohej në drejtim të përplasjes me qeverinë Rama për elementë thelbësorë. Dhe që kanë të bëjnë me bllokimin e Shqipërisë.
Ilir Meta pasi ka takuar ‘arkitektin’ e faljes së 342 kilometrave det Greqisë, ish kryeministrin Sali Berisha me statusin e ish Presidentit të vendit, ka ndryshuar kryekëput kahje të qëndrimit të tij në krye të Presidencës me “qetësi e dashuri’.
Ka filluar të bëjë politikë pikërisht me hapjen e negociatave për arritjen e një marrëveshjeje me Greqinë jo vetëm thjeshtë dhe vetëm për kufirin detar. Pasi Meta e përmblodhi në këtë pikë tërë axhendën e tij kundër qeverisë, teksa një ditë më parë refuzoi dhënien e autorizimit për hapjen e negociatave me Greqinë.
Bëhet fjalë për negociata të qeverisë shqiptare për heqjen e ligjit të Luftës nga Greqia, zgjidhjen e çështjes së pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi, mes të cilëve dhe atyre çamë, zgjidhjen e kufirit shtetëror përmes nënshkrimit nga Greqia të traktatit të Firencës por dhe zgjidhjen e kufirit detar, varrezat, minoritetet dhe emigrantët dhe një sërë çështjesh të tjera.
Pra Meta i bllokoi të gjitha këto, thjeshtë dhe vetëm për të qënë ai faktor, por dhe për ti bërë një “qokë” Berishës. I cili fali det, ndërkohë që qeveria aktuale, nuk fal asnjë milimetër nga territori shqiptar dhe realizon një ndarje të drejtë të detit. Dhe mes tyre dhe të zonave ekonomike, ndryshe nga Berisha që e fali të tërën këtë zonë.
Por Meta njëherësh, kërkon mbrojtje politike përkundrejt zullumeve të mëdha që ka bërë në Shqipëri, që nga krimi, vjedhjet, trafiqet e ndryshme e deri tek kërcënimet dhe siç akuzohet dhe për vrasje. Dosje të cilat tashmë janë kopsitur nga FBI, DEA amerikane e antidrogës, ekspertët e BE dhe ata britanikë si dhe organet ligjzbatuese.
Për këtë arësye Meta, ashtu sikurse Berisha kërkojnë mbrojtje politike. Dhe bërja politikë dhe me negociatat me Greqinë dhe bllokimi i këtyre negociatave janë dhe mbrojtja më e mirë që Meta dhe pas tij Berisha tentojnë arrijnë për të shpëtuar nga burgu. Ndonëse duket e pamundur. Praktikisht me lëvizjen e djeshme, me bllokimin zyrtar të negociatave me Greqinë, Ilir Meta e ka braktisur Presidencën dhe ka marrë në dorë drejtimin e opozitës shqiptare.
Dhe në këtë kontekst, Ilir Meta, ka marrë në dorë dhe drejtimin jo vetëm të LSI, e ka pronë të veten familjare, por dhe PD. Direkt nga dora e Berishës. I cili duke parë dobësinë proverbiale të Lulzim Bashës, skandalet që kanë shpërthyer në këtë parti, që nga ato politike e deri tek ato erotike, Salianji-Grida në plan të parë, i ka dhënë plotfuqishmëri Ilir Metës për të drejtuar dhe PD-në. Dhe Meta ka nisur tashmë, duke qënë në krye të opozitës dhe duke drejtuar veprimin politik.
Aksioni i parë është bllokimi i negociatave me Greqinë. Varet sa do ta lënë amerikanët, që janë gati ta shpallin atë dhe Berishën person “non gratta” në SHBA. Por veprimi amerikan është i matur si gjithnjë. Goditjen kërkon ta japë të vetme dhe përfundimtare për të gjithë këta plehra./Pamfleti.com