Zëdhënësja e hutuar pas “stekës” së PD-së, Ina Zhupa, doli sot e u tha shqiptarëve se: “…pedonalja u ndërtua me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur kryebashkiak ishte Lulzim Basha (steka)”, e së fundmi e sheh pedonalen të shkatërruar nga Erion Veliaj si shpërdorim i investimit prej 2 milion eurosh të BE-së.
Por, zëdhënsja harron se pedonalen është ndërtuar me fondet e BE-së, të marra nga Ministria e Kulturës dhe kryetar bashkie asokohe ishte Edi Rama.
Por zëdhënsja ka të drejtë, për fotot e Lulit në inagurimin e pedonales, pasi në përfundim të punimeve, ishte Luli ai që e inaguroi dhe brenda një kohe të shkurtër e shkatërroi duke e kthyer atë në një treg me kasolle, ku mbizotëronin birraritë e qebaptoret, që nuk lanë pllakë e llampë pa thyer!
Për t’ia kujtuar këtë fakt, është prononcuar dhe ish-ministri i Kulturës Ylli Pango, i cili është shprehur në lidhje me projektin e ndërtimit të pedonales dhe blofit të zëdhënëses të instruktuar për të dizinformuar.
Pangos sqaron, se projekti ka qenë i ministrisë së Kulturës, kur ai drejtonte këtë institucion dhe kryetar bashkie ishte Edi Rama./Ekskluzive.al
“Po thuhet nga zëdhënësja e PD se pedonalen e ka bërë Lulzim Basha.
Jam i sigurt që zoti Basha as që pretendon se e ka bërë ketë punë se nuk ishte kryetar bashkie kur u bë projekti dhe na u dha fondi nga BE.
Ja e verteta: “Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kulturës, e cila bëri dhe projektin e pedonales. Kur u bë projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.
Unë isha ministër i Kulturës. Pedonalen e Tiranës, nuk e bëra une, por stafi im i Ministrisë ku bëja pjesë dhe une si Minister.
Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Une nuk pres ndonjë levdatë as shpërblim, por të respektojmë të verteten.”