Ish- deputetja e PDIU, Mesila Doda ka akuzuar Panajot Barkën si gënjështar nga ku zbulon edhe autorësinë e fotoreporterit që fotografoi Panajot Barkën me armë, duke e cilësuar këtë të fundit gënjeshtar publik.
Doda shkruan:
Panajot Barka gënjeu edhe njëherë publikisht në emisonin Open të Eni Vasilit. Foto e mësipërme është e fotoreporterit Hektor Pustina dhe është bërë në hyrjen e mbledhjes së komiteteve të Jugut.
Përveçse ke bërë një vepër penale je edhe gënjeshtar publik, Panajot Barka, e fotoja jote me armë në dorë është turpi yt, edhe më i madh se gënjeshtra që lëshove në sy të gjithë shqiptarëve.
Shpërndajeni që të kuptohet publikisht misioni kriminal i këtij mercenari.
Panajot Barka njihet si një mbështetës i grekëve, dhe si një antishqiptar, pak ditë më parë ai dha një intervistë në një media greke ku akuzoi shqiptarët: Duke përdorur një përzierje të miteve të rreme dhe të folklorit, ata u përpoqën të justifikonin pikëpamjet ekspansioniste. Arvanitët janë grekë që flasin gjithashtu gjuhën arvaneze (jo shqiptarët) dhe nuk kanë lidhje me shqiptarët. Ju nuk do të gjeni një arvanit në Greqi që do të thotë se ai është shqiptar. Unë shpjegova se termi” Shqiptar “është një term i ri i paraqitur në shekullin 18-19 dhe se shqiptarët, jo arvanitasit, u shfaqën në Epir në shekullin e 14 me Stefan Dushanin serb. Territoret që nacionalizmi shqiptar pretendon sot janë territore të ish Perandorisë Osmane, i përkisnin popujve të tjerë. “, citon media greke Barkën.
Gjithashtu ai pati një debat të fortë në mediat shqiptare ku u detyrua të largohet nga studioj