osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mesha për ekstremistin grek në Gjirokastër, nëna: Djali im hero, ai e donte Vorio Epirin

Mesha për ekstremistin grek në Gjirokastër, nëna: Djali im hero, ai e donte Vorio Epirin

Ditën e sotme në kishën e Bularatit është zhvilluar një meshë për 35-vjeçarin Kostandinos Kacifas, që u vra të dielën e kaluar nga RENEA pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. E pranishme në meshë ishte edhe Vasilia Kaçifa, e cila kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit. Nëna e 35-vjeçarit është shprehur se djali i saj do të mbetet hero, pasi e donte Vorio Epirin.

Të dalë i pafajshëm fëmija im. Konstandini do të mbetet hero dhe do të bëhem nënë e fortë, do ta bëj zemrën gurë për trimin tim. Na mbroni të drejtat tona. Djali e donte fshatin e tij dhe Vorio Epirin.

Ndërkohë që prifti nga mesha i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kacifas në Gjirokastër për ta varrosur. Ish-bashkëshortja e viktimës nuk ka pranuar që të dëshmojë pas thirrjes së prokurorisë duke deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë. Konstantinos Kacifa u vra 7 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë.

Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por avokati i familjes, i cili e pa trupin u shpreh se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes.