osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ivanovi ynë!

Ivanovi ynë!

Nga Mero Baze

Një vit më parë parlamenti I Maqedonisë u përgjak, pasi u vetmblodh për të zgjedhur qeverinë e re. Presidenti Ivanov nuk e dekretoi mbledhjen e tij, pasi nuk kishte besim që nga parlamenti do dilte një shumicë pro Gruevskit.

Edhe Presidenti I Republikës sonë, nuk e dekreton kandidatin për Ministër të Brendshëm Sandër Lleshi, pasi nuk ka besim tek ai. Mungesa e besimit I vjen nga fakti se Presidenti I ka çuar fjalë për një takim me djalin e tezes, por ky e ka refuzuar dhe kjo ka prishur klimën e besimit mes Presidentit dhe Kandidatit për Ministër të Brendëshëm Sandër Lleshi.

Pra nëse e kthejmë ekouacionin nga e kundërta, nëse Sandër Lleshi do ta kishte respektuar djalin e tezes që I çoi si lajms, do kishte shkuar në takim, do ti kishte dhënë fjalën që do ishte luajal me të, ky sot mund të ishte ministër.

Dmth tani me këtë kriter, Edi Rama duhet të gjej kandidat për ministër dikë, që përveçse të mos ketë vëllezër e kushërinj me probleme, të ketë dhe një të njohur me Ilir Metën, mundësisht djalë teze, djalë halle, a xhaje, që të takohen para se të dekretohet, për të formuar besim.

Banalizimi I shtetit drejt modelit tribal të lidhjeve personale dhe kthimi I detyrimeve kushtetuese, siç është firmosja e dekreteve për ministrat në të drejtë kushtetuese , pra në të drejtën që ti firmosësh apo mos ti firmosësh, asgjeson kuptimin e zgjedhjeve në vend, dhe formimin e shumicës, pasi vullnetin e popullit, nuk e lë në dorë të fituesit, por në dorë të dikujt që quhet President.

Dhe që ky është projekt politik i opozitës, duket sot në Korçë, ku kësaj llogjike, I ka fryrë edhe Lulzim Basha, I cili I dëshpëruar që nuk I shkon as PD në takim, duke dashur t’u jap zemër opozitarëve të lodhur, të vetmin model suksesi, shikonte gjestin e Ilir Metës për rrëzimin e Sandër Lleshit dhe që sipas Bashës me këtë mënyrë do të rrëzonte dhe Edi Ramën shumë shpejt.

Pra gjesti I Ilir Metës përvecse tribal dhe antikushtetues, është mbi të gjitha politik,pasi shikohet si një rrugëzgjdihje e opozitës për të destablizuar vendin.

Më tej akoma Presidenti mund të vendos të përdor gjithë detyrimet e tij protokollare siç është dekretimi I datës së zgjedhjeve, dekretimi I ministrave, kryetarit të ShISh apo Kontrollit të Shtetit , si kopetenca edhe për të mos I dekretuar, dhe ta rrëzoj shtetin.

Është pikërisht ajo që tentoi të bënte Ivanovi në Maqedoni. Presidenti që është një kukull e Gruevskit, nuk pranoi të mblidhte parlamentin e Maqedonisë, pasi shqiptarët dhe opozita kishin arritur një marrëveshje për të formuar shumicë parlamentare dhe ai e dinte që Gruveski nuk do të mund të merrte pushtetin. Për këtë u desh që parlamenti të vetmblidhej dhe Gruveski ta sulmonte me banditë për të shkaktuar luftë civile. Bëhej fjalë për një detyrim të Presidentit për të thirrur mbledhjen e Kuvendit dhe jo për një të drejtë kushtetuese të tij, për tu menduar ta mbledh apo mos ta mbledh.

Kushtetuta ja jep presidentit disa detyra për të rritur nivelin e cermonialitetit në formimin e insitucioneve dhe nuk ja jep, si një të të drejtë për të vendosur që edhe mund të mos bëhet.

Në këtë rast “Ivanovi ynë” ka vendosur të mos dekretoj Ministrin e Brendshëm, se nuk I shkoi në takim meqë ky I çoi fjalë dhe ky e konsideron këtë humbje besimi, pasi përderisa nuk ju bind si President, tani që nuk është ministër, mund të mos I bindet as kur të bëhet ministër.

Në të njëjtën mënyrë Ilir Meta mund të arseytoj për çdo kandidat që do ti çoj Edi Rama, derisa ti thotë më sill Flamur Nokën, se atë e kam komshi në Lalëz.

Në Maqedoni kriza u zgjidh duke u vetmbledhur Kuvendi, duke I rezistuar dhunës së banditëve dhe duke çuar pas hekurave Gruevskin, për një shkelje ligji banale, që nuk ka shumë lidhje me çfarë ka bërë.

Nuk ka rëndësi se si do të gjendet rrugëzgjidhja në Shqipëri dhe kush do ketë fatin e Gruevskit, kush fatin e huliganëve dhe kush fatin e Ivanovit, por e sigurt është që këtij precedent, nuk I duhet hapur rrugë , pasi është e vetmja mënyrë për të mbrojtur shtetin shqiptar. Kjo nuk është një krizë e përkohëshme dhe nuk ka lidhje me emra të përveçëm. Ky është fillimi I një krize të gjatë rrënuese për shtetin shqiptar, kostua e së cilës mund të ulet, vetëm duke mos I hapur rrugë. Nëse I hapet rrugë sot kësaj krize, Shqipëria do kthehet në një vend të paqeverisëshëm dhe çdo pushtet mund të deligjitimohet lehtë.

Arsyet janë më të thella dhe kanë të bëjnë me frikën e establishmentit të vjetër politik të Shqipërisë, nga konsolidimi I reformës në drejtësi, stabiliteti I shtetit shqiptar dhe prania gjithnjë e më e fort e faktorit perëndimor në pushtetin e drejtësisë në Shqipëri. Është një cikël krize me të cilën do të përballeshim një ditë. Objektivi është delegjitimimi i Kushtetutës, si në Maqedoni.

Edhe aty beteja nisi nga frika prej Perëndimit, nga prokuroria speciale dhe përballja me të shkuarën kriminale. Edhe aty u gjend Ivanovi për të qetësuar Gruveskin. Këtu po përdoret Ilir Meta për të qetësuar berishët. Dhe në të dyja rastet aktet janë identike. Presidenti fillon e interpreton detyrimet kushtetuese si të drejta të tij, të pakufizuara . Ai nuk mblidhte Kuvendin, ky nuk dekreton ministra…

Dhe në Maqedoni ndodhi ajo që ndodhi. Presidentin Meta mund ta frymëzoj rasti I Ivanovit, por duhet ta tremb fundi I historisë dhe fati I Gruevskit. Dhe atij djali I dajës ja shiti votat në fund në parlament, duke e lënë në burg. Meqë e do shtetin punë kushërinjsh.