osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nexhmije Hoxha pa shtëpi, pas 5 ditësh në rrugë të madhe… Meta e Berisha me supervila në Gjirin e Lalzit

Nexhmije Hoxha pa shtëpi, pas 5 ditësh në rrugë të madhe… Meta e Berisha me supervila në Gjirin e Lalzit

Nuk jemi nostalgjikë të komunizmit që të kuptohemi njëherë e mirë, dhe për ne si për pjesën dërmuese të shqiptarëve ai regjim kurrë mos u ktheftë jo në Shqipëri, por as në cepin më të humbur të botës.

Nuk ia duam të keqen askujt, që t’i urojmë një “kopje” të regjimit komunist diktatorial të Enver Hoxhës, për ta pasur në vendin e tyre.

Por nuk i urojmë askujt, madje as hasmit që të ketë në vend një klase politike e cila si në pushtet ashtu dhe në opozitë vijon të gëzojë pronat, burimi i të ardhurave me të cilaat janë vënë ka një nevojë ulëritëse që të verifikohet.

E kanë thënë dhe partnerët tanë të mëdhenj ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, që Shqipëria duhet të ndahet njëherë e mirë nga promovimi i politikanëve që në themel të punës së tyre kanë abuzimin me pushtetin, ndërkohë që pandëshkueshmëria është ngritur në sistem.

Për të shkruajtur këto radhë marrim shkas nga një lajm i hedhur në media, sipas të cilit e veja e ish diktatorit komunist Nexhmije Hoxha do të dalë në rrugë të madhe, pa shtëpi dhe në qiell të hapur.

Më konkretisht përmes lajmit të emetuar në media rezulton se Nexhmije Hoxha dhe Rustem Peçi janë njoftuar nga Drejtoria e Rrugëve të lenë banesat ku jetojnë pas vitit 1990.

Sipas familjarëve, tre punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar ARRSH janë paraqitur në dyert e tyre dhe i kanë urdhëruar të dalin prej aty brenda 5 ditëve.

Familjet e njohura ankohen se nuk kanë patur asnjë njoftim paraprak. Gjatë komunikimit të urdhërit ka patur tension mes të moshuarve dhe punonjësve të ARRSH. E shoqja e Rustem Peçit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Nexhmije Hoxha, e veja e Enver Hoxhës jeton në banesën e përshtatur që pas dëbimit nga Blloku.

Pa një shtëpi të veten, por thjeshtë dhe vetëm në një banesë të thjeshtë të përashtatur si shtëpi, ku ngrys ditët e fundit të jetës njeriu që ka qënë pranë diktatorit për 40 vite me radhë dhe që thuhet se ishte dhe ndikuese në vendimmarrjen e asaj kohe.

Godina ku këto dy familje jetojnë është një ish-Pulari në zonën e Laprakës, e cila është përshtatur si banesë pas vitit 1990.

Nuk rrekemi të marrim në mbrojtje të venë e ish diktatorit komunist, por as të themi se me krimet që janë kryer në komunizëm e meriton të jetë në mes të katër rrugëve.

Asnjërën nuk e themi, përkundrazi, shteti duhet të bëjë më minimalen, t’ju gjejë një strehë, pasi janë njerëz, janë të moshuar dhe janë shqiptarë.

Por ajo që bëjmë është krahasimi me pushtetarë dhe ish pushtetarë të sotëm, të cilët për nga pasuria nuk kanë të krahasuar me askënd, as në atë kohë dhe as në këtë kohë.

Mjafton të shohim vilat superluksoze të ish kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit aktual Ilir Meta në Gjirin e Lalzit për të treguar se kanë “kursyer” goxha nga rroga e tyre për të bërë këto banesa.

Që për hir të së vërtetës nuk janë shtëpitë e para, por janë shtëpitë e dyta dhe të treta, pasi të tjera kanë në Tiranë, të paktën ato që dinë shqiptarët.

Ndërkohë që dalja në rrugë e Nexhmijë Hoxhës, gruas së ish diktatorit komunist Enver Hoxha e cila nuk ka një shtëpi të veten është një “rezonim” ulëritës me të paktën këta drejtues dhe ish drejtues të lartë të shtetit shqiptar pas viteve 1990.

Por është dhe një zhgënjim në sytë e qytetarëve, të cilët shpresuan shumë që me rrëzimin e komunizmit, regjim që mos ardhtë më kurrë, të fitonin dinjitet, punë dhe siguri.

Por që për hir të së vërtetës, elementi më i sigurtë që kanë fituar në këto afër 30 vite postkomunizëm ka qënë një klasë politike super e pasur. Pa qënë asnjë ditë në marrëdhënie biznesi, por vetëm politike./TemA