Por cilët janë skenarët në tryezën e Ramës në rast se përfundimisht Meta refuzon të dekretojë Lleshin? Mundësia që kryeministri të dërgojë një emër tjetër duket shumë e ulët. Po ashtu, rikthimi i Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme duke rrëzuar dekretin e shkarkimit të tij, duket se ka pak gjasa të ndodhë.
Versioni më i mundshëm është që Rama ta emërojë gjeneralin zëvendës ministër të punëve të Brendshme dhe ta komandojë në krye të këtij dikasteri. Po ashtu e hapur është mundësia që Rama të marrë vetë edhe kompetencat e ministrit të Brendshëm, sikundërse Cipras bëri në Greqi me largimin e Kotzias.
Ndërkohë, alternativë tjetër është që Kuvendi, i ndodhur përballë këtij qëndrimi të paprecedentë të presidentit, të marrë një vend po kaq të paprecedent për të emëruar ministrin pa nevojën e një dekreti Presidencial duke e dërguar presidentin për ndjekje penale për krimin e rëndë të mosrespektimit të Kushtetuetë dhe shkeljen e saj me veprime që bien ndeshë me ligjin themeltarë të shteti për qëllime të dyshimta.