Pak ditë pas përplasjeve të vazhdueshme mes Greqisë dhe Turqisë për disa ishuj të pabanuar në Detin Egje, kur një anije turke goditi atë greke dhe kjo e fundit u detyrua t’ia mbathte, Greqia duket se i ka treguar “dhëmbët” Erdoganit.
Në praninë e Presidentit të Greqisë Prokopis Pavlopoulos u zhvillua sot përkutjimi i 105-vjetorit të çlirimit të Janinës, i cili u shoqërua edhe nga një paradë ushtarake.
I ngjitur në majë të një tanku ushtarak, presidenti tha: “Ne grekët, populli dhe kombi i paqes dhe demokracisë, dimë si t’i mbrojmë kufijtë tanë, integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë kombëtar” .
Më pas Pavlopulos i dërgoi një mesazh Turqisë dhe Maqedonisë, që të respektojnë ligjet ndëkrkombëtare dhe evropiane.
“Ne i nderojmë dhe i respektojmë miqëtë tanë, por nuk u friksohemi armiqve” tha ai për fqinjin e Greqisë, Turqinë, duke shtuar se rruga e popullit të kjëtij vendi nuk është drejt Lindjes por drejt Pernëdimit dhe Bashkimit Evropian, por me kushte të pashmangshme