osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ç’ndodhi në takimin sekret mes Metës dhe Lleshit? Ftesa e refuzuar dhe hakmarrja primitive e një njeriu që quhet president!

Ç’ndodhi në takimin sekret mes Metës dhe Lleshit? Ftesa e refuzuar dhe hakmarrja primitive e një njeriu që quhet president!

Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm. Propozimi i Kryeministrit Rama për të emëruar këshilltarin e tij në krye të Ministrisë më të atakuar nga opozita nuk mori pëlqimin e Presidentit.

Institucioni i Presidencës nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për media u shpreh se kandidatura e propozuar nga Rama nuk arriti të bindë Presidentin.“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së z. Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

PRAPASKENAT

Vendimi i Presidentit për të mos dekretuar Lleshin ishte lajmëruar nga ai vetë dy ditë më parë në një intervistë, ku u shpreh se për këtë çështje do të tregohej tepër kurajoz. Burime nga Presidenca bënë me dije për gazetën “Panorama” se të premten, Presidenti i ka kërkuar takim Sandër Lleshit, por ky i fundit nuk ka vajtur.

Ndërsa pasditen e djeshme, Meta e ka zhvilluar takimin me Lleshin, ku i ka shprehur mendimet e tij për ta mos dekretuar. Këto mendime nuk bëhen publike nga ana e institucionit, pasi mendohet se janë informacione konfidenciale të ardhura nga institucionet e inteligjencës, ku vetë Meta kishte kërkuar informacion për propozimin e Ramës.

INFORMACIONET

Të shtunën e javës që kaloi ne tryezën e Presidentit Meta u gjendën dy dekrete, një për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër të Brendshëm dhe tjetri për emërimin e Sandër Lleshit në këtë pozicion. Shkarkimi i Xhafajt u bë në mënyrë të menjëhershme, ndërsa për emërimin e Lleshit, Meta kërkoi informacion. Kërkesat e tij iu drejtuan një sërë institucionesh në vend, ndër të cilat Shërbimit Informativ Shtetëror, Ministrisë së Mbrojtjes për statusin e gjeneral Lleshit, por dhe jo vetëm. Këto informacione, mesa duket, nuk e kanë bindur Presidentin që të vendosë pro propozimit të Ramës.

QËNDRIMI

Kjo lëvizje e bërë nga Presidenti Meta shënon edhe precedentin e parë, ku një President nuk dekreton një propozim të një kryeministri për ministër. Kjo, pasi në të gjitha rastet kur janë bërë emërime apo shkarkime ministrash i janë referuar nenit 98 të Kushtetutës. Ky nen thekson se: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”.

Por në rastin e Sandër Lleshit, Meta bëri edhe precedentin e parë për refuzimin e një kandidature për ministër. Vetë Presidenti në intervistën e dhënë dy ditë më parë mori si shembull rastin e Presidentit italian, i cili ka të njëjta kompetenca si Presidenti në Shqipëri, ku refuzoi një ministër duke mos e dekretuar. “Nuk është çështje shpatullash, është çështje bindjesh dhe të jeni të sigurt, jo një, por edhe 10, edhe 20 që nuk do të më bindin, nuk do t’i dekretoj, nuk do t’i firmos.

Të jeni të sigurt për këtë gjë. Presidenti nuk është një figurë që merret as më PPP-të dhe as me këto, por kur vjen momenti që merret me çështje të tilla, siç kemi rastin e Italisë, ku Presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të Ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në euro, tha që nuk e firmos”, ka theksuar Presidenti Meta.

Nishani nuk ishte dakord me Xhafajn në 2017: Por, Kushtetuta më detyron

Bujar Nishani, në kohën kur gëzonte mandatin e Presidentit nuk e pengoi emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Presidenti në atë kohë i qëndroi besnik parashikimeve në Kushtetutë, edhe pse, vlerësimi tij për ministrin e propozuar ishte negativ.

“Në vlerësimin tim, kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër”, është shprehur ishPresidenti Nishani në atë kohë.

Krahas kësaj, Bujar Nishani u tregua i drejtpërdrejtë, kur ka shprehur se çfarë do të bënte, nëse do të kishte kompetencë të plotë. “Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit, unë do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm”, duke miratuar një vendim që ai nuk e donte, ndryshe nga Presidenti Meta me rastin e Sandër Lleshit.

Nishani në atë kohë nuk mori përsipër të krijojë një krizë institucionale dhe ia kaloi Parlamentit përgjegjësinë për të miratuar apo jo dekretimin për emërimin e ministrit të Brendshëm. Ndonëse në propozimin e parë të Fatmir Xhafajt si ministër të Brendshëm u tentua të rrëzohej aprovimi i tij, ai sërish arriti të merrte dekretin presidencial, që i dha mandat të plotë për të qenë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Krahas kësaj, Xhafaj në atë kohë, në zbatim të nenit 99 të Kushtetutës bëri edhe betimin para Presidentit Nishani, i cili në atë kohë nuk dëshironte ta dekretonte. Por ndryshe nga Nishani, Meta kërkoi që përgjegjësitë për mosaprovimin e kandidaturës së Sandër Lleshit ta merrte vetë përsipër, duke mos ia deleguar Parlamentit për votim.