osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kaos institucional! Presidencë me drejtues me precedentë, “shpellë” hajdutësh, burgaxhinjsh, spiunësh sigurimi, e agjent ruso-serbë

Kaos institucional! Presidencë me drejtues me precedentë, “shpellë” hajdutësh, burgaxhinjsh, spiunësh sigurimi, e agjent ruso-serbë

SHBA-BE dhe mbarë shqiptarët, duhet ta dinë, se institucioni më i lartë i Shtetit Shqiptar, është kapur dhe po komandohet nga bota e krimit, korrupsionit dhe “misionarët” anti-kombëtarë, fakt që e tregoi bllokimi i institucionit të luftës kundër krimit

Nuk mund ta dekretonte Ilir Meta, një Ministër të Brendshëm, të trajnuar e përzgjedhur nga SHBA-BE, për të pastruar krimin, në kupolën e shtetit e politikës shqiptare, kur vetë Ilir Meta, është “Espinoza” i krimit dhe korrupsionit shqiptar e rajonal, me struktura bandash e pasuri kriminale, në bazat anti-shqiptare Serbi, Moskë e Athinë.

Nuk mund të dilte nga Presidenca, dekreti “Pro” fillimit të luftës kundër krimit, kur institucioni më i lartë i shtetit, duke nisur nga vetë Presidenti, Drejtori Kabinetit e deri tek këshilltarët (përveç dy prej tyre), janë një bandë anti-ligj, që përbëhet nga kapobandë aferash korruptive, agjentë të shërbimve sekrete ruse e serbe, nga militantë partie, nga ish-spiunë sigurimi të shtetit, nga zyrtarë të lartë, të dënuar si falsifikatorë diplomash, nga ish-drejtorë qendror, me dosje penale e të dënuar me burg, për vjedhje fondesh e pronash publike.

Nuk mund të quhet “Presidencë”, një institucion i kthyer në “shpellë” kriminelësh, hajdutësh, spiunësh sigurimi e agjent shërbimesh sekrete anti-shqiptare, për më tepër, me president, kryehajdutin e penalizuar, që ka grabitur floririn Thesar Shteti e është kapur në flagrancë, me zë dhe me figurë, duke bërë afera korrupsioni shtetërore, me detyrën si Zv/kryeministër e ministër, për shkak të të cilit, u vranë 4 njerëz në protestën anti-korrupsion.

Ja “CV” e atyre, që kapardisen si udhëheqës të Presidencës (vetëm dy të pastër)

ILIR METAJ, President i Republikës, njihet biografia e tij 27 vjeçare me përmbajtje e simbole të shumta, “llumi” korruptiv e lidhje me botën e krimit

ARBEN ÇIÇI, Drejtor i Kabintet të Presidentit, krye-agjent, “rezident” i shërbimeve sekrete ruse, i zbuluar e konfirmuar nga shërbimet inteligjente Perëndimore.

BAHRI SHAQIRI, Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, ish-Zv/ministër partiak i emëruar nga LSI si militant e shërbestar i saj, i lidhur familjarisht me këtë parti, për interesa kolltukësh

ILDA ZHULALI, Këshiltare për Integrimin Evropian, vajza e ish-ministrit Safet Zhulali, koordinatore për programin e integrimit në PD, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, bashkëshorte e deputetit dhe anëtarit të Kryesisë së PD, Aldo Bumçi.

PIRO AHMETAJ, Këshilltar Ushtarak, liruar nga ushtria për ca “punë të liga”, i rikthyer nga pushteti i PD Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani, ish-spiun i sigurimit të shtetit me pseudonimin “Shkodrani”, me dosje të publikuar në parlament e media, nga Safet Zhulali dhe deputeti i LSI (PS) Spartak Braho.

GENCI MUÇAJ, Këshilltar për Mardhëniet Ndërkombëtare, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, dënuar me Vendim Nr. 439, datë 8 prill 2008, i falsifikues i diplomës së shkollës, zbuluar kur u emërua nga Ilir Meta, Drejtor në Shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Kuvendin e Shqipërisë

YLLI ASLLANI, Këshilltar për Pushtetin Lokal, ish-kryebashkiak i PD në Gjirokastër, prej 25 vitesh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe koordinator për reformën në Pushtetin Lokal, në kryesinë e PD.

MAJLIND LAZIMI, Këshilltar Ekonomik, ish-Drejtor i Përgjithshëm i “Posta Shqiptare”, kushëri i Monika Kryemadhit, shkarkuar dhe çuar për ndjekje penale, me akuzën korrupsion, anëtar i Komitetit Drejtues të LSI.

BLEDAR DERVISHAJ, Këshilltar për Çështjet Ligjore, reformën në Drejtësi, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ish-Drejtor i Pronave të Qarkut Tiranë, dënuar me burg, për falsifikim dosjesh pronësie, ryshfet dhe vjedhje pronash, i zgjedhur në kupolën drejtuese të LSI./Pamfleti