osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD-LSI-KLD fusin në kaos drejtësinë, amnistojnë gjyqtarët e përfshirë në afera, bllokohen proceset gjyqësore ndaj tyre

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë duket se po e zhysin çdo ditë e më shumë në kaos sistemin e drejtësisë. Prej katër muajsh tashmë, projektligji “Për magjistratët” qëndron peng i votave të opozitës, duke se qenë se kjo e fundit nuk merr pjesë në seancat plenare. Votimi i këtij projektligji do të zgjidhte ngërçin në Shkollën e Magjistraturës dhe do të lejonte emërimin e magjistratëve të rinj. Magjistratët e rinj, edhe pse në numër të kufizuar, do të mund të bënin zëvendësimin e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimet e KPK për shkarkime të gjyqtarëve ka bërë që shumë gjykata në vend të kenë një numër të reduktuar gjyqtarësh, duke shkaktuar kështu edhe ngërçe në proceset gjyqësore. Por ka shumë raste në vend ku pjesë e proceseve gjyqësore janë vetë gjyqtarët. Qytetarët që janë të pakënaqur nga zvarritjet në gjykim dhe vendimet, padisin gjyqtarët.

Mirëpo sipas informacioneve të gazetës, shumë gjykata kanë bërë kërkesa në Këshillin e Lartë të Drejtësisë sepse janë bllokuar proceset penale të gjyqtarëve. Gjykatat në vend kërkojnë nga KLD që të delegojë gjyqtarë për shqyrtimin e çështjeve gjyqësore ku palë ndërgjyqëse janë gjyqtarët. Thënë më qartë, nëse një gjyqtar i Gjykatës së Durrësit është në proces gjyqësor, atëherë kolegët e tij në këtë gjykatë refuzojnë ta shqyrtojnë këtë çështje duke përdorur argumentin e konfliktit të interesit sepse ata njihen me njëri-tjetrin dhe kanë marrëdhënie.

Në këto kushte, gjykata kërkon nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që të delegojë gjyqtarë nga gjykatat e tjera në vend, për shembull nga Korça, për të marrë në shqyrtim çështjen me qëllim që të shmanget konflikti i interesit. Por problemi qëndron tek fakti që për shkak të shkarkimeve të shumë gjyqtarëve, numri i tyre është përgjysmuar, duke krijuar kështu ngërçe në delegimin e gjyqtarëve sepse nuk ka emra mjaftueshëm që të ikin për të marrë në dorë një çështje tjetër. Për shembull, Gjykata e Durrësit, nga 13 që ka organikën, sot që flasim funksionon me 7 gjyqtarëve, ndërsa ajo e Korçës nga 6, ka vajtur në 4. Për këtë arsye nuk ka mjaftueshëm gjyqtarë që një pjesë e tyre të rrinë tek gjykata e tyre e një pjesë tjetër të delegohet në një gjykatë tjetër për të shqyrtuar dosjet penale të gjyqtarëve. Në këtë mënyrë, mund të themi që proceset gjyqësore ndaj tyre janë bllokuar.

Problemi me Gjykatën e Tiranës

Problemi më i madh është tek Gjykata e Tiranës. Tek kjo gjykatë ka rreth 30 çështje gjyqësore ku palë ndërgjyqëse është një gjyqtar, çka do të thotë që është një numër shumë e i lartë. Për këtë arsye duhet një numër shumë i madh gjyqtarësh që të delegohen nga rrethet për të shqyrtuar këto çështje, me qëllim që të shmanget konflikti i interesit.

Por sipas burimeve të gazetës, KLD është bërë pengesë e një procedure të tillë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk po miraton delegimin e gjyqtarëve nga rrethet drejt Tiranës, duke mbajtur peng edhe shqyrtimin e çështjeve për gjyqtarët e paditur. Sipas informacioneve të gazetës, KLD argumenton se numri i paktë i gjyqtarëve nëpër rrethe nuk ia mundëson një gjë të tillë, ndërsa thekson se gjykatat e rretheve prishin funksionimin e tyre nëse disa anëtarë delegohen në Tiranë. Në këtë pikë futet në lojë ligji për magjistratët dhe topi kalon në fushën e opozitës. Nëse PD-LSI do të kishin dhënë votat për miratimin e këtij projektligji, atëherë disa magjistratë të rinj do të ishin vënë në detyrë, duke zgjidhur kështu disi ngërçin e mungesës së gjyqtarëve, delegimeve dhe shqyrtimit të dosjeve ku palë janë vetë gjyqtarët.