Pas vendimit anti-kushtetues të Ilir Metës për të mos dekretuar ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshin, mediat, ndër to edhe Tv Kombëtar top Channel, kanë hapur sondazhe me pyetjen: Presidenti Meta refuzoi dekretin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Mendoni se ka të drejtë?
Veç faktit se nga juridike presidenti Meta ka marrë një vendim në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, vihet re se edhe qytetarët janë i të njëjtit mendim. Pra, që Meta veproi gabim në mosdekretimin e Lleshit.
Qytetarëve u ka bërë përshtypje shkelja në mënyrë flagrante e Kushtetutës nga presidenti Meta por nga ana tjetër edhe figura e pastër e z. Sandër Lleshi i cili nuk ishte njeri me baltë politike mbi supe. /Lexo.al/