osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta kundër Ramës?! Presidenti tallet me kushtetutën: Nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm

Meta kundër Ramës?! Presidenti tallet me kushtetutën: Nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk e ka dekretuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm. Në një reagim të shkurtër për mediat, presidenca sqaron se Meta nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme.

“ Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.”-thuhet në reagimin e Metës.

Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër.

Ngërçi për mosdekretimin e Lleshit, fillimisht u lidh me përcaktimin në Kushtetutë lidhur me veprimtarinë e Lleshit në Forcat e Armatosura. Ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”.

Meta u shpreh dje se do të jepte vendimin për dekretimin e tij do ta marrë do të marrë kohën e duhur për të marrë vendimin e duhur pa u ndikuar nga askush. Por në këtë reagim të fundit, ende nuk është sqaruar nga Meta arsyeja e moskrijimit të bindjes për kandidaturën e tij, në krye të këtij dikasteri.

Por kush do të jetë ministër i Brendshëm pas rrëzimit të kandidaturës së Sandër Lleshit?

Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm deri në momentin kur do të emërohet dhe të dekretohet ministri i ri i Brendshëm. Një dorëheqje kjo ende pa arsye të shpallur publikisht nga Rama dhe Xhafaj.

Ish-ministri dha dorëheqjen më 27 tetor të këtij viti, dhe u shpreh se ky akt ishte me vullnetin e tij të lirë.