Çështja e detit është rikthyer sërish në debatin politik, pas negociatave të reja mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ironikisht, ai që sot ulëret me shumë për negociatat e reja, është Sali Berisha, njeriu që i fali Greqisë 350 km hapësirë detare.
Pork u Wikileaks nxorri kabllogramet e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, në disa korespondenca të Ambasadës amerikane në Tiranë thuhet troç.
Marrëveshja e detit që bëri Sali Berisha u ndikua nga kërcënimi grek për të vënë veton lidhur me përparimin e Shqipërisë drejt Brukselit.
Athina madje kërkoi që amerikanët dhe fuqitë e tjera të mëdha të liheshin jashtë këtyre negociatave.
Sipas kabllogrameve, edhe negociatorët shqiptarë e kanë pranuar me gojën e tyre në selinë e “Rrugës së Elbasanit” se ata i janë përshtatur vullnetit të palës helene.
Dokumentari i mëposhtëm, i bërë nga Andi Bushati ato vete, tregon pikërisht këtë.
Ai hyn në një “Zonë të Ndaluar” që e nxorrën në pah vetëm dalja e kabllogrameve.
Ai krahason gjithashtu gjithë debatin e nxehtë që u zhvillua në Shqipëri nën syrin e dokumentave të Departamentit të Shtetit.
Video: