E ftuar këtë të shtunë në emisionin e humorit ‘Xing me Ermalin’ është këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga. Këtë herë ajo nuk ka ardhur vetëm, por e shoqëruar nga gjyshja e saj super moderne.
Gjatë bisedës në studio, gjyshja e Çiljetës zbuloi se kur ishte në moshë të re, ishte një vajzë shumë e bukur, saqë të gjithë kthenin kokën për ta parë.
“Kur kaloja unë rrugës, edhe plakat thonin mashalla”- u shpreh ajo.
Teksa Ermal Mamaqi i ka kërkuar Çiljetës dhe gjyshes së saj të këndojnë së bashku, gjyshja i ka shkrirë të gjithë së qeshuri kur ka kërkuar që të këndojë vetëm.
“Të këndojmë bashkë? Këndoj dhe vetë, nuk është problem.”- ka thënë ajo, duke i treguar të gjithëve talentin në muzikë, prej së cilës duket se Çiljeta e ka trashëguar.