Arsenal dhe Liverpool kanë dhuruar spektakël në barazimin 1-1 në Emirates. Ishte një ndeshje tepër argëtuese për javën e 11-të të Premier League dhe barazimi ka qenë rezultati më i drejtë. Liverpool merr kryesimin e përkohshëm të renditjes, por një fitore e Man City-t nesër do t’i zbriste në vend të dytë. Ndërsa Arsenal mund të humbasë vendin e katërt që sot nëse Tottenham mposht Wolves në mbrëmje.
Por goli që zhbllokoi rezultatin erdhi pas pushimit. Në minutën e 61’ Leno gabon me daljen e tij duke dërguar topin në këmbët e Milner i cili shënon golin e 50-të të karrierës në Emirates. Arsenal mundohet të reagojë menjëherë dhe pas disa mundësive, Lacazette bën një gol fantastik në minutën e 82’.