Juventusi ka arritur fitoren e radhës në kampionatin italian, pasi fitoi 3-1 ndaj Cagliarit. Ishte Dybala që hapi serinë e golave për vendasit që në minutën e parë. Supergol nga ana e argjentinasit që dha iluzonin se do të ishte mjaft e thejshtë për Juven.
Nuk ndodhi kështu, pasi miqtë barazuan me anë të Pedors në të 36′. Ishin po miqtë që shënuan, por në portën etyre me anë të Bradaric duke e mbyllur pjesën e parë në 2-1.
Në pjesën e dytë të besuarit e Allegrit u hodhën të gjithë në sulm dhe arritën të gjenin golin e tirumfit përfundimtar në minutën e 87′ me Cuadraton. Kolumbiani mori asist nga Ronaldo. Me pasimin ndaj kolumbianit, portugezi bëhet personi me më shumë gola dhe asist në Seria A.