osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Republika e “Balilëve”, detyron “ikonën” e krimit Ilir Meta, t’i thotë “Jo” misionit anti-krim të SHBA-BE

Republika e “Balilëve”, detyron “ikonën” e krimit Ilir Meta, t’i thotë “Jo” misionit anti-krim të SHBA-BE

Presidenti, i ka bërë vetë llogaritë e kësaj ndeshjeje me SHBA-BE, të cilën e mendon, se po e zhvillon me humbamenot dhe zvarranikët e LSI, apo me lulishtarët e Presidencës, por thënia “Jo” e një kandidature, që me heshtjen e plotë i tha “Po” Perëndimi, qartëson pozicionin e sikletshëm të Ilir Metës, si Ilir Meta i kapur nga krimi

Kundërshtimi i kandidaturës së Ministrit të Brendshëm, nuk kishte nevojë, të mbahej varur për 7 ditë, mbasi qëndrimi i Metës, për luftën kundër krimit e korrupsionit, dihet prej 27 vjetësh, jo thjesht si interes politik krevati, por si subjekt familjar, në konflikt të plotë e të hapur interesi, me platformën e re, të luftës anti-krim dhe anti-korrupsion.

Presidenti, zyrtarisht strukturë e lartë e shtetit, por shërbëtor i botës së krimit, me JO-në e tij të imponuar, nuk rrëzoi kandidaturën e PS, emrin e paraqitur nga kryeministri, apo personin Sandër Lleshi, por vulosi bllokimin provizor, të programit të SHBA-BE, të cilëve, me këtë vendim, u dërgoi mesashin banditesk, se ka ende fuqi, për të penguar çdo lëvizje, qoftë edhe kur ideohet, programohet, mbështetet dhe zbatohet, nga kupola e Perëndimit.

Presidenti, i ka bërë vetë llogaritë e kësaj ndeshjeje me SHBA-BE, të cilën e mendon, se po e zhvillon me humbamenot dhe zvarranikët e LSI, apo me lulishtarët e Presidencës, por thënia “Jo” e një kandidature, që me heshtjen e plotë, i ka thënë “Po” Perëndimi, qartëson pozicionin e sikletshëm të Ilir Metës, si President i kapur nga krimi, aq sa u detyrua, të dalë kundër një operacioni të pandalshëm ndërkombëtar në Shqipëri.

Presidenti, nuk dekretoi një emër, nga frika se bota ka zgjedhur një katolik jashtë guackës ë politikës së vjetër, i cili u është betuar, se ka moralin dhe guximin, për të “trokitur” në çdo derë e skutë, janë struktur ose kaperdiset kokat e krimit, qofshin edhe me mandate pushteti.

Tashmë u bë e qartë, se Shqipëria është Republikë me President, që nuk zbaton Kushtetutën por kushtet që i vihen nga “Republika e Krimit, duke shprehur haptazi, pozicionimin e tij, për t’i thënë “Jo” misionit anti-krim të SHBA-BE dhe “Po”, ekzistencës, mbrojtjes dhe vazhdimësisë së pushtetit të “balilëve”…/Pamfleti