Ilir Meta, ka bërë të gjitha përpjekjet për ta gjetur në gabim Sandër Lleshajn, për të mos e dekretuar.
Ai ka kërkuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, me shpresë se mos gjente ndonjë defekt.
Për ironi të fatit, ka kërkuar dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mos i dilte ndonjë histori nga 21 Janari, në kohën që ishte ushatrak, në demonstratën që në fakt u bë për shkak të Ilir Metës.
Edhe me atë ka qenë gati ta penalizonte.
Por nuk ka gjetur gjë.
Gazeta TemA po boton dy nga përgjigjet që i kanë shkuar presidentit, pas kërkimeve për Sandër Lleshajn.
Pas kësaj, i dëshpëruar presidenti i ka çuar një kushëri të Lleshajt, që ka qenë kandidat i LSI në Mirditë për deputet, dhe i ka kërkuar takim të fshehtë.
Burime të gazetës TemA thonë se Lleshaj nuk ka pranuar, pasi i ka thënë se nuk është askushi të shkojë në takim të fshehtë me presidentin.
Pas kësaj, Meta sot i ka çuar ftesë formale për takim zyrtar, dhe i ka shprehur mërzitjen e tij pse nuk ka pranuar të takohet në rrugë informale, duke e konsideruar këtë mungesë besimi.
Refuzimi i ftesës për takim të fshehtë, ka bërë që ai të mos ketë besim tek Lleshaj.
Për detyrimin kushtetutes që ka, nuk është folur fare.(TemA)