osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kreu i Antikrimit Ekonomik: Operacioni u dekonspiruar, biznesmeni iku 9 ditë para urdhër- arrestit

Kreu i Antikrimit Ekonomik: Operacioni u dekonspiruar, biznesmeni iku 9 ditë para urdhër- arrestit

Drejtori i Antikrimit Ekonomik, Lutfi Minxhozi jep detaje të reja sa i takon arratisjes së biznesmenit nga Kavaja Idlir Karkini pas nisjes së procedimit ndaj tij për tjetërsimin e pronave shtetërore në toka private në bregdetin e Spillesë përmes dokumenteve të falsifikuara. I ftuar në studion e Report Tv, Minxhozi tha se biznesmeni është larguar nga Shqipëria në momentin kur dosja hetimore në ngarkim të personave të përfshirë në aferën e pronave, mbërriti nga Prokuroria në Gjykatë.

“Ai ka lëvizur ditët kur po i kërkonim Prokurorisë që të dërgonte masat në Gjykatë. Ka një dyshim për rrjedhje të këtij informacioni që ka ndodhur jo vetëm me zotërinë, por edhe me një tjetër, ku të dy janë larguar”, u shpreh Minxhozi, i cili sqaroi se pronat e sekuestruara do t’i kthehen shtetit. “Pronat e sekuestruara do t’i kthehen shtetit. Pritet të ndërhyjë edhe Avokati i Shtetit për t’ia kthyer shtetit. Ky fenomen është i shtrirë edhe në zona të tjera bregdetare”, tha ai.

Minxhozi theksoi gjithashtu se është kërkuar masë arresti me burg edhe për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Beqir Nuredini, të cilin Gjykata e la në detyrim paraqitje si dhe i bllokoi pasaportën. “Kemi kërkuar masë arresti edhe për kryebashkiakun e Rrogozhinës Beqir Nuredini. E kam lexuar reagimin e tij se është i gatshëm për t’u hetuar, por nuk mund t’i falet kryetarit të bashkisë që të kryhet gjithë ky proces dhe të jetë i pafajshëm“.


(Biznesmeni i arratisur, Idlir Karkini)

Si u tjetërsuan pronat shtetërore në Spille
Kreu i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi zbardh edhe skemën e ndjekur nga falsifikatorët në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë. Ai tha se në dokumente janë përdorur vula të viteve të fundit, në një kohë kur ndarja e pronave sipas ligjit 7501 është bërë në fillim të viteve ’90.

“Është një abuzim shumë i madh, jo vetëm në këtë territor por edhe në zona të tjera bregdetare. Sjell në vëmendje operacionin “Ranishtja” në Kavajë, në Durrës në zonën e Ishmit, ku janë përfituar toka në bregdet me dokumente të falsifikuara. Janë ish-kryetarë komunash, juristë, punonjës të hipotekave, ALUIZNI-t, bashkive të përfshirë. Po hetohen edhe për pastrim parash.

Tokat janë paraqitur sikur janë ndarë me ligjin 7501, duke e ndarë tokën te banorë të zonës të cilët nuk janë në dijeni për këtë, një pjese u janë marrë kartat e identitetit dhe përpara noterëve janë paraqitur sikur këto toka i kanë shitur. Por ata kanë bërë gafa, sepse kanë vendosur vula të kësaj periudhe për vitet 1994-1995, kur është ndarë prona sipas ligjit 7501″.