osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shënim/ Bie Presidenti. Nga sot, Ilir Meta është vetëm burri i Monikës

Shënim/ Bie Presidenti. Nga sot, Ilir Meta është vetëm burri i Monikës

Asgjë e papritur nga politikani Meta. Ka mbetur aty ku e kishim lënë. Ilir Meta, nuk e ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.

Presidenca sqaron se Meta nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme duke mos dhënë asnjë arsye.

Reagimi:

“ Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.”-thuhet në reagimin e Metës.

Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër.

Mediat paralajmëruan edhe më herët që Presidenti i Republikës nuk do ta dekretonte Lleshin në këtë post, pasi sipas tyre, Meta kërkonte në këmbim të dekretimit të ministrit të brendshëm të bënte ‘pazar’ politik me Ramën duke kërkuar nga ana e kreut të ekzekutivit mbështetje për të marrë kreun e KLSH-s.

Por, ky mosdekretim i gjeneral Lleshit nga ana e Metës nuk përbën asnjë surprizë, pasi që në pikënisje të karrierës së tij në krye të LSI-së e deri më sot, Meta njihet si politikani tipik i pazareve politike ku gjithmonë kërkon favore dhe këtë pati guxim ta tregonte edhe sot si President, duke i dhënë fund të qenit President.

Karriera e gjeneral Sandër Lleshit ka qenë tërësisht e dedikuar Forcave të Armatosura, dhe nuk ka pasur asnjë angazhim politik duke bërë që ai të jetë një nga kandidaturat më të denja për të drejtuar punët e Brendshme.

Por, Presidenti nuk e ka argumentuar gjatë, duke mbështetur totalisht qëndrimet e opozitës dhe duke mos patur kurajon e mbivendosjes mbi palët e gjykuar si shtetar

Me këta lëvizje Ilir Meta tregoi se nuk mund të jetë President, por thjeshtë bashkëshorti i Monikës dhe bashkëdrejtues i opozitës me Lulin e doktorin./Lexo.al