Nga Bledi Mane
Duket si qytet i mekur nga vjeshta por nuk është i tillë. Nuk ka gjallërinë tipike as të Evropës Lindore dhe as të asaj Qëndrore e kurrësesi nuk i mungon grinta gjithësesi.
Jo kolonial por perandorak ndjehet në çdo detaj. Kulturalisht i pasur por edhe pervers. Rinia me pikatore, emigracioni me pikatore, nursëz por me dashuri të kamufluar ndaj nesh…
Ej më falni se u hallakata. Vjena e dashuron Tiranën dhe po u tregoj se ku e pikasa këtë dashuri të nisur qysh prej shekullit të kaluar kur austrohungarezët na pushtuan ne shqipëtarëve por ne nuk ua përlamë dot emancipimin që na sollën që nga Shkodra deri në Fier.
Në Vjenë pashë dy gjirokastritë, pashë edhe rrugeve te saj te sorrollatej një batakçi dhe nje tjeter epik.
Njëri prish paratë e vjedhura të shqiptarëve, ndersa tjetri nderton identitetin evropian të shqipterave. Njeri djersit rrugeve me makina te shtrenjta te hapet bythesh si mbetje orientale, tjetri qendron stoik jo vetëm neper rafte librash me talentin e tij therrës e kumbues.
Gjirokastritin e vogel në moshë e në trup pavaresisht se na grabiti shpresen dhe financat publike ende e vleresojme në Tirane ndersa atë tjetrin. Atë korifeun e së nesmërmes e mbysin me mllef dhe konspiracione primitive.
Unë isha në Vjenë të Austrisë dhe e përjetova dyzimin e identitetit te shqiptarizmës. Takova një xhuxh dhe një gjigand, takova Fatos Nanon e disave dhe Ismail Kadarenë e të gjithëve!!!