osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Jemi të etur për gjak shqiptari”, ministri grek flet sërish për marrëdhëniet me Shqipërinë

“Jemi të etur për gjak shqiptari”, ministri grek flet sërish për marrëdhëniet me Shqipërinë

Ministri alternat grek i punëve të jashtme, Jorgos Katrougalos, ka përsëritur qëndrimin e Athinës për zbardhjen e plotë të vrasjes së Kostandinos Katsifas, por edhe ruajtjen e marrëdhënieve greko shqiptare.

Në një intervistë për të përditshmen Ta Nea, Katrougalos ka theksuar si pozitiv faktin se u pranua kërkesa e Athinës për “prezencën e një polici grek në Shqipëri gjatë hetimeve”. Ai gjithashtu ka shtuar se “presim përmbushjen e kërkesës humane të familjes për kthimin e trupit”.

Katrougalos aktualisht është në krye të diplomacisë greke, pas dorëheqjes së Nikos Kotzias dhe marrjes së postit të ministrit të jashtëm nga kryeministri Tsipras.

Nga ky pozicion, Katrougalos thekson që “duhet të jemi shumë të kujdesshëm, nga të dy anët e kufirit dhe natyrisht, jo vetëm në nivelin e qeverive”.

“Banderola si ajo në ndeshjen e Partizanit për “bastardin e vdekur grek”, apo titulli në ballinën e një gazete në Greqi se “jemi të etur për gjak shqiptar”, vërtet i përkasin një pakice, mirëpo helmojnë klimën ndërmjet të dy popujve. Ekstremizmi i njërës palë ushqen ekstremizmin dhe urrejtjen nacionale të palës tjetër”, nënvizon qeveritari grek.

I pyetur nëse udhëheqja shqiptare, me qëndrimin e saj, ndihmon në ekzistencën e fqinjësisë së mirë, Katrougalos përgjigjet:

“Kemi punuar sistematikisht me Shqipërinë për zgjidhjen e problemeve tona dypalëshe dhe gjendemi shumë afër një zgjidhjeje sferike.

Ministrat tanë të jashtëm dhe autoritetet diplomatike i kanë shërbyer me korrektesë këtij synimi, të paktën deri tani. Shpresoj se edhe në të ardhmen do të punojmë në të njëjtën klimë, me kusht të njimendtë respektin reciprok, shmangies së deklaratave provokuese dhe duke mos paragjykuar, sa i përket ngjarjes tragjike, vendimet e drejtësisë”.