osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bledi Mane: Fakulteti i maskarenjve

Bledi Mane: Fakulteti i maskarenjve

Një fakultet i adhuruar prej mijëra e mijëra profanëve dhe ku janë diplomuar qindra e qindra gangstere e gangsterë që kanë shkërdhyer prona, kanë rehabilituar kriminelë, kanë prangosur pafajësinë dhe kanë bërë pazare aq të pështira sa edhe kurvat moldave të Pescaras do ua kishin zilinë.

 Nga Bledi Mane

E mbani mend?

Vriteni mendjen dhe rifreskoni kujtesën. Besoj ka ndodhur 5-6 vjet më parë.

Tavani dhe muret po plasariteshin, dyshemeja dridhej nën këmbë, shkallët luanin si të ishin me rrota, kaosi dhe frika pushtuan godinën, studentët, lektorët, pastrueset, rojet, madje edhe kollovarët që shkonin për të gjuajtur pjeshkat çdo ditë. Ishte një paralajmërim sa hyjnor aq edhe cinik si për t’u treguar të gjithëve se aty kishte vite e dekada që gatuhej gjella e ndyrë të cilën e kemi ngrënë të gjithë.

Jo shumë larg prej këtij moti, rreth vitit 2012 godina e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës po dridhej e gjitha duke u shkërmoqur gradualisht çdo natë kur ishte e boshatisur nga frymët dhe zhurmat. Kur gdhihej dhe auditorët mbusheshin plot, shenjat e vlagave të rrënimit dukeshin qartë nëpër murre. Frika sa vinte e shtohej derisa askush nuk merrte mundimin të futej brenda godinës.

Çfarë po ndodhte dhe pse pikërisht Perëndia po paralajmëronte një katastrofë?

Shqipëria ka vite e shtrirë në honin e mbijetesës. Dergjet aty sa prej gangrenizimit kolektiv mbarëpopullor, aq edhe prej batërdisë së politikës dhe drejtësisë. Kjo e fundit, e veremosura më e pacipë, të kujton ato infermieret hajdute të spitaleve tona që në sallën e reaminacionit kur pacienti gjendet vetëm në koma, i vjedhin kompostot, lëngjet e frutave, ujin, garzat madje edhe tubat e oksigjenit.

Për ta nisur ekspertizën e sëmundjes qysh në zanafillë, po u shkruaj shpejt, shkoqur e saktë që një prej institucioneve që ia ka grisur cipën, brekët dhe flamurin atheut tonë, është dhe mbetet Fakulteti i Drejtësisë në zemër të Tiranës.

Një fakultet i adhuruar prej mijëra e mijëra profanëve dhe ku janë diplomuar qindra e qindra gangstere e gangsterë që kanë shkërdhyer prona, kanë rehabilituar kriminelë, kanë prangosur pafajësinë dhe kanë bërë pazare aq të pështira sa edhe kurvat moldave të Pescaras do ua kishin zilinë.

Në këtë fakultet ku korrupsioni, veremi, mortja, batërdia, poshtërsia kanë qenë lëndë të detyruara mësimore dhe ku armata e studentëve është edukuar prej pedaguhakëve maskarenj që palloheshin natën me krimin dhe ditën tjetër pillnin në audiotorë kopilin e ngjzur me krimin.

Për t’ua thjeshtuar dhe ilustruar kontrabandën dhe kleringun mes mësimdhënies dhe rryshfeteve po u përmend raste flagrante ulëritëse. Një prej dekanëve të këtij fakulteti që lektoronte drejtësinë, kishte fëmijë kriminelë që bënin gjëmën në kryeqytet. Pasi dështoi në Fakultetin e Shkencave, u regjistrua si studente juridiku edhe e bija e Saliut, Argita e cila pasi u diplomua për juriste, u konvertua në pedagoge juridiku e ndërkohë me studion e saj ligjore grabiste e vidhte pronat publike nën hyqmin e pushtetit të të atit. Edhe vëllai i saj, simboli i dallavereve e vjedhjeve Shkëlzen Berisha, po në këtë fakultet është diplomuar. Nuk bën përjashtim as konviktori gramshiot Adriatik Llalla, vula e zezë e prokurorisë halabake shqiptare.

360 gjykatësit dhe prokurorët e listës së zezë së vetting-ut nga bankat e kësaj shkolle kanë dalë ku u yshtën nga mësimdhënësit sesi të kalbëzojnë institucionet domestike të drejtësisë.

Një tjetër shifër e frikshme e ekspozuar tregon se nga rreth 700 deputetë që kanë qarkulluar këto 28 vite në parlamentin shqiptar, 420 prej tyre janë diplomuar pikërisht në Fakultetin e (zh)Drejtësisë së Tiranës. Mos u habisni kur ta mësoni që edhe diploma e dytë e vrasësit të Gërdecit, Fatmir Mediu, është lëshuar nga ky fakultet.

Mos harroni edhe dekanin legjendar Skënder Kaçupi, marjonetën e familjes Berisha, i cili për herë të parë në historinë e akademizmit ballkanas, konvertoi një fakultet në bordello, në qirtoren e qokave dhe ndereve duke diplomuar e masterizuar çdo vit rreth 480 juristë tranguj, rezultatet e të cilëve ishin ekselente pa shkuar asnjë ditë në shkollë. Madje Kaçupi pasi u diplomua vetë si jurist, hoqi nga puna gruan e tij si parukiere, e diplomoi juriste dhe sot e ka një nga noteret më makute të Tiranës. Nuk u mjaftua me kaq por diplomoi si juriste edhe vajzën e tij Erisa Kaçupi dhe tashmë e ka futur edhe si pedagoge në të njëjtin fakultet. Pas gruas dhe vajzës, Skënder erseksi, nuk e harroi as kunatën e tij Alketa Elezi që pasi e diplomoi juriste, e sistemoi pedagoge në fakultetin famëkeq.

Doni t’u rikujtoj se edhe gjykatësja folklorike-erotike-humoristike Eni Çobani, Eni e gjyqeve mediokre popullore, pedagoge e këtij fakulteti ka qenë. Pa harruar Kreshnik Spahiun i cili u diplomua në këtë fakultet dhe me urdhër të Berishës së parë, drejtoi fakultetin paralel 6 mujorësh në Plepat e Durrësit ku u mbollën fidanët e trangujve të drejtësisë moderne si Gjin Gjoni dhe Medi Bici, të cilët braktisën kasollet e prindërve të tyre mes bjeshkëve, dhe u konvertuan në gjyqtarë hakmarrës mes Tirane duke bërë batërdinë udhëhequr prej mllefit, jo prej profesionalizmit…

Kaq, kaq e po e mbyll se po ndjej neveri. Po ndjej neveri për atë godinë, për atë staf akademik, për ata studentë që historikisht janë përdorur e spërdredhur sa majtas e sa djathtas.

Kaq, kaq e po e mbyll se po ndjej neveri. Po ndjej neveri për atë godinë, për atë staf akademik, për ata studentë që historikisht janë përdorur dhe kanë bërë kompromise me krimin.

Kaq, kaq e po e mbyll se po ndjej neveri. Po ndjej neveri për atë godinë, për atë staf akademik, për ata studentë që historikisht kanë bërë gjëmën me hetimet dhe vendimet e tyre duke demoralizuar një popull, një vend, një atdhe të tërë.

Një pyetja nga salla kemi për Donal Lu: Fakulteti i drejtësisë, ky maternitet ilegal ku pillen kopilat e krimit, a do ti nënshtrohet vetting-ut?

Ti Vasilika Hysi dhe ti Ulsi Manja po më lexoni?