Kushtetuta në asnjë rresht të saj nuk parashikon shprehimisht, raste të mos dekretimit të një propozimi për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Vitin e shkuar, ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë.
Por Ilir Meta, i cili është një politikan i regjur dhe i vjetër në lojë bëri një tjetër intepretim, duke kërcënuar hapur Edi Ramën.
Me sa duke ai po shkon me vetëdije drejt një përplasje politike dhe institucionale me kreun e qeverisë.
Dhe gjithçka po ndodh po bëhet pikërish për “Escobarin e Ballkanit” ish zyrtar të LSI-së. Klement Babaliln. Ilir Meta po përdor të gjitha truket dhe hiletë, madje po rrezikon që Klement Balili të mos përfundojë në qeli.
Tek ai njeri është “çelësi” i të vërtetave të mëdha që trondisin politikën shqiptare.
Detyra e parë e ministrit të ri është “mbërthimi” i Klement Balilit, i cili prej dy vitesh vijon arratinë me kompromis politik.
Dhe Ilir Meta nuk mund të “gabojë” me vetëdije./Pamfleti