osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta në një rrugë pa krye dhe tri çështjet që qëndrojnë pezull mes tij dhe Ramës!

Ilir Meta në një rrugë pa krye dhe tri çështjet që qëndrojnë pezull mes tij dhe  Ramës!

Ilir Meta është sot në limitin e kohës për dekretimin e propozimit të Edi Ramës për ministër të Brendshmëm. Emri i Sandër Lleshit, presidentit i është çuar që të shtunën e kaluar, por shkarkimi dhe emërimi, procedurë kushtetuese që duhet dekretuar nga presidenti, nuk ka ndodhur ende.

Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Ushtrisë, Shërbimi Informativ Shtetëror, gjykatat dhe prokuroria po i kthejnë përgjigjet e nevojshme President Metës. Po ashtu Presidenca është konsultuar edhe me juristë jashtë selisë dhe ata kanë shpjeguar se presidenti ka afat deri në mesnatën e kësaj të shtune.

“Presidenti ka për detyrë të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij kushtetuese për të krijuar bindje të plotë për çdo propozim që i bëhet për dekretim. Presidenti nuk mund të hedhë firmën për dekrete formale, sepse do të ishte papërgjegjshmëri. Aq më tepër për një detyrë të tillë, e cila në momentin aktual kërkon akoma edhe më shumë përgjegjësi dhe vëmendje. Më duket se ua kam thënë të qartë që kam bërë punën time institucionale. Kam bërë përpjekjet e mia, dhe kam qenë mjaft bashkëpunues me të gjithë institucionet dhe personat që duhet të jenë të interesuar njëkohësisht për këtë çështje, ndaj edhe unë di t’i marr përgjegjësitë e mia me përgjegjshmëri të plotë, i pa ndikuar nga askush, as nga orët tuaja, as nga sekondat tuaja dhe askujt tjetër”, deklaroi mbrëmë Ilir Meta, mesazh që u lexua si një kërcënim ndaj Edi Ramës.

Dikur aleatë, tashmë Edi Rama dhe Ilir Meta i kanë ngrirë marrëdhëniet. Mes tyre qëndrojnë shumë çështje pezull, duke filluar nga dekretimi i Sandër Lleshit, që do të konkretizohet me PO ose JO për punë orësh, emërimi i kreut të ri të SHISH, si dhe dhënia e plotfuqishmërisë për bisedimet me Greqinë për çështjen e detit.