osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha del kundër ndërprerjes së vetingut, “shet” Adriatik Llallën dhe merr në mbrojtje të birin dhe ish-ministrat

Sali Berisha del kundër ndërprerjes së vetingut, “shet” Adriatik Llallën dhe merr në mbrojtje të birin dhe ish-ministrat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shitur dje ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Duke folur në një intervistë për Eni Vasilin në “Studio e Hapur” ai refuzoi të shprehej për vendimin e DASH për shpalljen e tij non grata, ndërsa deklaroi se Tillerson një vendim të tillë duhet ta ketë marrë mbi prova të pakundërshtueshme për korrupsionin e Llallës. Nga ana tjetër ai doli kundër ndërprerjes së vetingut për ish-kryeprokurorin.

Vendimin e Tillerson duhet ta komentojë Llalla. Për të unë nuk mund të them, mbi aferat mbi të cilat është bazuar. Nuk mund të them asgjë as po as jo pa ditur gjë. Unë besoj se një vendim i marrë nga Tillerson duhet të ketë baza dhe pa bazë solide nuk mendoj se do merrej një vendim i tillë”, tha ai.

Ai u ndal dhe te ndërprerja e vetingut për ish-kryeprokurorin. Sipas Berishës nuk mund të ketë amnisti në këto raste.

Unë e quaj të gabuar nenin e heqjes së vetingut. Ai është një pragmatizëm i diktuar nga të huajt, por jo i ndershëm. Nëse unë kam bërë akte korruptive, unë nuk duhet t’i gëzoj ato nëse do jem apo jo gjykatës. Kushtetua ka bërë një amnisti sa i takon vetingut. E ka ndalur Kushtetuta. Aty thuhet se gjykatësi apo prokurori që tërhiqet nga detyra ndërpritet vetingu. Personalisht nuk do isha dakord me ndërprerje hetimesh”, vijoi ai.

Berisha u ndal dhe te akuzat që janë ngritur ndaj djalit të tij, Shkëlzen Berisha për aferën e CEZ. Berisha i cilësoi si politike.

Djali dërgohet nga Edi Rama në prokurori, kur Edi Rama nuk ishte bërë akoma kryeprokuror, prokurorët sado që i panë në 100 forma ato shpifje i gjetën në forma nga më të ndryshmet dhe i mbyllën. Rama i hapi pa asnjë prove mbi to. Akuzat që i bëjnë atij e nderojnë. Një njëri i pa verifikuar thotë që drejtori i CEZ në Tiranë i thotë drejtorit në Pragë se do takojmë kryeministrin ndërsa djalin do e takojmë më vonë. Djali i kryeministrit nuk i ka kërkuar kurrë takim. E dyta. Kryeministrin e kanë takuar sa herë kanë dashur. Trillues dhe mashtrues thonë se e takuan për borxhe. Por çështja e borxheve ka qenë çështja kryesore se ishte kompani kryesore. Ky email as nuk thotë se ka marrë përsipër të organizojë takimin e kryeministrit. As nuk thotë se do ndërhyjë aty apo këtu. Qëllimi i Edi Ramës është të krijojë paralelizma të paqena. Me këtë vetëm e nderon djalin tim me këtë shpifje të ulët”, tha ai.

Akuzat ndaj ish-ministrave:

Berisha akuzoi kryeministrin se ka ngritur akuza të qëllimta ndaj ish-ministrave të tij. Ai përmendi hetimet ndaj Myqerem Tafajt për abuzimet me universitete private por që doli i pafajshëm nga gjykata, apo padinë ndaj Arben Imamit. Sipas Berishës, akuzat ishin tërësisht politike.

Paditë ndaj ministrave të mi ishin padi në letër të bardhë. Çoi Myqerem Tafajn, çoi Arben Imamin. Unë nuk them se s’ka pasur korrupsion, por le të thotë ky se çfarë janë bërë këto ditë me paratë e taksapaguesve. Ky zotëria në 5 vjet ka bërë 11 kilometra rrugë”, vijoi ai.

Berisha u ndal dhe te akuzat ndaj ish-ministrit Haxhinasto. Edhe ndaj tij ai doli në mbrojtje.

“Ministri Haxhinasto, jo për të bërë avokatin, por Autoriteti i Rrugëve është i pavarur nga ministri. Sot ai ka thënë një gjë, që unë rezultatet e inspektimit ja kam dorëzuar kryeministrit. Nëse një ministër sjell tek unë aktet, asnjë veprim nuk bën dot ai pa marrë udhëzimin tim”, tha ai./SOT