osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luçie Miloti, “bilbili” me zë kristalor (Video)

Luçie Miloti, “bilbili” me zë kristalor (Video)

Një prej zërave më të shkëlqyer të muzikës popullore, interpretuesen virtuoze me zë të magjishëm, Luçie Milotin, – edhe pse e ndërpreu para kohe karrierën artistike – ia doli të fitojë e ta ruajë deri sot cilësimin “Bilbili i Ballkanit”.

Luçie Miloti lindi më 11 maj 1930 në Shkodër, në një familje me tradita muzikore. Ngjitur në skenë që në moshën 12-vjeçare, rruga e saj artistike do të merrte drejtim profesional në Radion e Shkodrës, për t’u angazhuar më pas në shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti, nën dirigjimin e Preng Jakovës.

Transferimi i familjes në vitin 1946 do ta afronte në jetën artistike kryeqytetase. Fillimisht emërohet si soliste në Radio Tirana nën drejtimin e Paulin Palit dhe një vit më vonë emërohet si soliste në filarmoninë shqiptare. Me krijimin e institucioneve të tjera kulturore artistike profesioniste të kryeqytetit, Luçija u aktivizua në Estradën e Tiranës dhe në 1957, emërohet soliste në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Gjatë kësaj periudhe do të jenë të shumta këngët që do të kompozohen për zërin e saj. Do të vazhdojë si soliste në Ansamblin Popullor deri në moshën 45 vjeçare, kur del edhe në pension, për të mos kënduar më publikisht.

Në repertorin e saj artistik numërohen 500 këngë, të cilat këngëtarja i ka përcjellë edhe në vende të ndryshme të botës. “Çila sytë, due me të pa”, “Për mue paska kanë kysmet”, “Bishtalecat palë palë”, “Shpend ma i parë i bukurisë”, “Zanusha”, “Me zaman asaj furije?, “Çu çue Rushja”, etj do të ishin disa nga këngët që dëgjoheshin nëpërmjet Radio Tiranës. Në formimin profesional të mëtejshëm do të këndonte këngë si “Kaçurrelat e tu”, “Synin tënd larushe mij çike”, “Me t’shi hajtshamos”, etj. Luçie Miloti në karrierën e saj ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, si në skenat e shume kryeqyteteve të Ballkanit dhe madje të botës. Në Varshavë është vlerësuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si “Bilbili me zë kristalor”.

Disa kompozime e dedikuara kësaj artisteje të mrekulluesme janë kënga nga Pjetër Gaci, me titull: “Qytetit tim” , që e ka kënduar më vonë Sali Brari. Rud Gurashi, këngën me titull: “Shpend ma i parë i bukurisë”, Zef Leka, me këngën: “Synin tand larush moj çike”, të Xhevat Lishit, me tekstin e Lah Mema: “Zani yt, na sjell pranverë” dhe e këndon Meri Zefi. Në fund të 2004 nga kompozitori lezhjan, Agim Velaj: “Lauresha e Shkodrës”.
Për kontributin e saj muzikor, më 1961 mori titullin “Artiste e Merituar”, ndërsa disa dekada më vonë u nderua me urdhrin “Mjeshtër i madh” nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani. Me vendim të bashkisë së Tiranës, një rrugë e kryeqytetit ka marë emrin e këngëtares së mirënjohur Luçie Miloti.
Ajo mbahet mend si këngëtarja me zërin e ëmbël, e cila për vite të tëra u konsiderua si ligjëresha e këngës së bukur shkodrane. Edhe pse e mbylli para kohe karrierën artistike dhe i mungoi fizikisht skenës për vite të tëra, zëri i saj mbetet i paarritshëm edhe sot e kësaj dite nga artistët shqiptarë që e pasuan në fushën e muzikës popullore.

Luçie Miloti u nda nga jeta më 15 maj 2006.