Lindi ne Korce, me 1 qershor. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve*, me 1969, dega e drames, filloi pune si asistent regjisor ne kinostudion “Shqiperia e re”* dhe me oas ne teatrin “A.Z. Cajupi”* Korce, ku vijon edhe sot per me shume se 35 vjet. Ishte drejtor i ketij teatri nga viti 1998-2004.
Eshte martuar me aktoren Klaudeta Riza*. P. Riza eshte shquar si aktor i planit dramatik, rendom edhe me ngjyra e spikama epike, sublime, duke i kushtuar kujdes zhbirilimeve psikologjike ne qerthullin dhe boten e shqetesuar te personazheve. Njemendesoi mjaft figura interesante, qe vinin nga shtresat e ndryshme shoqerore, vecanerisht nga rrethet fshatare, punetore, por edhe si figura intelektualesh apo zyrtaresh. Shtati i larte, zeri i plote, qetesia dhe siguria skenike, dhuntia per te krijuar nje gjendje emocionale te ngarkuara, vetepermbajtja, e kane bere aktrimin e tij te pelqyer dhe per publikun.
Ka luajtur mjaft role, si te dyta dhe te vogla, po ashtu edhe kryesore e protagoniste. Me se shumti ata jane dalluar per mbartje shpirterore te kahut dramatik: njerez te ndershem, shpesh te mashtruar; tipa kontradiktore apo vetemohues, karaktere te dyzuar, te gjendur ne dilemma, perballe nje zgjedhjeje te veshtire, si xhaxha Madhi ne shfaqjen Rruga e madhe e Vangjush Zikos* (1974), Xhon Kelleri tek Ishin te gjithe bijte e mi e A. Milerit (1976), dhespoti Filothe te Plumbat e shkronjave e Naum Priftit* (1980), komisari te Perbindeshi (1983), Volpone te Volpone e B. Xhonsonit, prokurori te Denoncimi e Ruzhdi Pulahes* (2002), Petro te Zonjusha 39 vjece e Saqellarisit (2000), Qazimi te Ju ftojme ne dasmen e babait (2008) etj.
Ne vitet ’90 realizoi disa figura te kahut komik duke e thyer per mbare formatin dramatik e psikologjik te aktrimit te tij, saje nje loje te natyrshme, sjelljes me organicitet te elementeve te humorit, zbulimit te karakterit permes veprimit dhe pershtatjes gjegjese ne situaten ekonomike. Ne kinematografi ka interpretuar 14 filma, duke u nisur me rolin e Rustemit tek I teti ne bronz (1970). Nivelin me te larte artistik e mberriti me misherimin e rolit te Naimit ne filmin Yjet e neteve te gjata (1972).
Po ashtu, u dha forme e vetjakesi roleve te dhespotit te Mesonjetorja (1979), shefit te policise tek i Paharruari (1984), Kajmekanit te Kush vdes ne kembe (1984) etj. Inicioi Festivalin Teatror te Komedise “Ballkan 2000”. Eshte nderuar me medaljen “Naim Frasheri i Arte” nga presidenca e Republikes se Shqiperise (2003).