osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

21-janari kërkon drejtësi, jo pension mujor

21-janari kërkon drejtësi, jo pension mujor

Nga Skënder Minxhozi

Katër të vrarët e 21 janarit, përplasjes më të përgjakshme politike që ka përjetuar Tirana pas vitit të mbrapshtë 1997, mund të shpallen së shpejti dëshmorë të atdheut.

Një modifikim i statusit ekzistues për të rënët, do të përfshijë edhe Ziver Veizin, Faik Myrtajn, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën, në listën e dëshmorëve.

Burimet e mediave njoftojnë se ky amendim do t’u japë katër të vrarëve të 21 janarit statusin dhe privilegjet që u njihen të gjithë të rënëve.

Shpallja dëshmorë të atdheut është një akt simbolik mirënjohjeje për katër burra që humbën jetën, teksa demostronin paqësisht përballë një shteti që e pati humbur arsyen dhe logjikën shtatë vjet më parë.

Dhuna e pashembullt e armatosur që u ushtrua atë ditë në këmbët e institucioneve kryesore të shtetit shqiptar, është ende e gjallë në kujtesën e shqiptarëve.

Ashtu siç mbetet i gjallë edhe angazhimi solemn i maxhorancës në 2013 (saktësisht premtimi i Edi Ramës, pasi maxhoranca i asaj kohe kishte brenda edhe LSI), për të vënë drejtësi për atë ngjarje tragjike dhe për të nxjerrë përgjegjësit që morën jetët e katër burrave në mes të bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Në mënyrë të përsëritur Rama e ka parë veten përballë kërkesës diku të heshtur e diku të artikuluar, për të mos e lënë në harresë 21 janarin. Kryeministri nuk ka shkuar përtej homazheve simbolike në çdo 21 janar, bashkë me të afërmit e të vrarëve, në vendet ku ata u qëlluan nga plumbat e Gardës së Republikës. Shumica e majtë ende nuk ka marrë asnjë hap konkret për të zbardhur deri në fund dhe me transparencë atë që ndodhi atë ditë në shesh.

Kemi dëshmi filmike, investigime të mediave dhe hetime në distancë të ndërkombëtarëve për dinamikën e ngjarjes dhe fajtorët, por ende jo një hetim zyrtar të drejtësisë shqiptare. Të një drejtësie e cila u pengua nga Sali Berisha të hedhë dritë mbi atë që ndodhën, e që ka mbetur “e ngrirë” tek ai refuzim që i bëri qeveria Ina Ramës, për të ndaluar gardistët e akuzuar për vrasjet e demostruesve.

Shpallja dëshmorë për katër të rënët e 21 janarit 2011, vendos pjesërisht drejtësi për një ndër episodet më të dhimbshme për sagës politike të pluralizmit shqiptar. Por të vrarët e asaj dite kanë nevojë më së pari për drejtësi, e më pas për statuse speciale. Qoftë edhe për statusin e dëshmorit të atdheut. Zbardhja e 21 janarit është gjesti madhor që provon se premtimet mbahen, e nuk harrohen apo zhbëhen!