Napoli ka rimarrë përkohësisht vendin e dytë në klasifikimin e kampionatit italian pasi ka mundur me rezultatin 5-1 Empoli-n në shtëpi, në një ndeshje që ka qenë e vlefshme për javën e 11-të të Serisë A. Lajme të mira edhe për Elseid Hysajn, i cili ka luajtur nga minuta e parë deri tek ajo e fundit, por i aktivizuar në krahun e majtë të mbrojtjes.
Isigne, tre herë Mertens dhe Milik kanë vulosur suksesin e skuadrës italiane të trajnerit Carlo Ancelotti. Kjo fitore e ka dërguar Napoli-n në kuotën e 25 pikëve, tri pikë larg Juventus-it kryesues dhe tri larg Inter-it të vendit të tretë, por bardhezinjtë dhe zikaltrit kanë një ndeshje më pak. Ndërkohë, Empoli ka marrë humbjen e shtatë në këto 11 javë të para të kampionatit dhe mban vendin e 18-të në kampionat me 6 pikë.